Kosovë/ Policia sekuestron 18 mijë fishekë
Policia kosovare ka sekuestruar gjatë natës një sasi të konsiderueshme municionesh, ëe po kalonin kontrabandë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave uniformat blu kanë bllokuar 18 mijë e 700 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, të paketuar në 26 arka. Sipas burimeve, shoferi i makinës nuk ka ndaluar tek pika e kontrollit, duke bërë që pas tij të vihej automjeti e policisë.
Burimet saktësojnë më tej se makina që transportonte armatimet u ndal në Prizren dhe drejtuesi i saj ka rënë në pranga.
Burimet saktësojnë më tej se makina që transportonte armatimet u ndal në Prizren dhe drejtuesi i saj ka rënë në pranga.