Studimi, në botë ka 1.57 miliardë muslimanë
Thuajse një në katër njerëz në Botë është musliman dhe ata nuk janë domosdoshmërisht aty ku ju mund të mendoni, bën të ditur një raport i dalë nga një studim i hollësishëm që ka si qëllim të informojë mbi hartën e popullsisë muslimane në të gjithë globin. India, një vend me shumicë hindu, ka më shumë muslimanë se çdo vend tjetër, duke përjashtuar Indonezinë dhe Pakistanin, dhe ka dy herë më shumë muslimanë se Egjipti.
Kina gjithashtu ka më shumë muslimanë sesa Siria dhe Gjermania ka më shumë muslimanë sesa Libani. Ndërkohë Rusia ka më shumë muslimanë se Jordania dhe Libia të marra se bashku. Thuajse dy nga tre persona të botës muslimane, gjenden në Azi, më një shtrirje nga Turqia në Indonezi.
Lindja e Mesme dhe Afrika Veriut, së bashku janë shtëpia e rreth një në pesë muslimanë në botë. Raporti vlerëson se në të gjithë botën ka rreth 1.57 miliardë muslimanë, ose thënë ndryshe, një në katër persona në botë, është musliman. Kjo shifër e thënë në përqindje përfaqëson rreth 23 % te popullsisë së përgjithshme globale prej 6.8 miliardë banorësh. Një studim i tillë është ndërmarë nga Peë Forum në Uashington, dhe sipas tij, raporti paraqet regjistrimin më gjithëpërfshirës të bërë deri sot për numrin e myslimanëve në botë. Kërkuesit i kanë bazuar të dhënat e tyre në të dhënat demgrafike, raportet e regjistrimit të popullsisë dhe burime tjera nga 232 vende dhe territore. Vlerësimet e mëparshme të myslimanëve në botë shkonin prej 1 miliardë deri 1.8 miliardë. Po sipas studimit në botë ka rreth 2.25 miliard të krishterë, bazuar në parashikimet e te dhënave nga database religjioz 2005.. Zbulimet e studimit të ri tregojnë se Islami është feja e dytë nga madhësia pas Krishterimit, i cili besohet që ka 2.1 deri 2.2 miliardë ithtarë. Brian Grim, hulumtues i lartë në projektin e Forumit Peë, tha se ishte i surprizuar nga këto të dhëna, ndërsa shtoi se shifra është më e lartë nga sa pritej