Kesler: “Nuk ia jap Van Bastenin Ajaksit”

Marko van Basten, ish-sulmuesi i Milanit, nuk mund të kryejë një rol të dyfishtë të komisarit teknik të Kombëtares "portokalli" , pas largimit në mirëkuptim të Ten Cate nga Ajaksi.
Henk Kesler, presidenti i Federatës Holandeze të Futbollit, e përjashtoi këtë hipotezë, duke mos i dhënë lejë Van Bastenit të lërë bankinën e Kombëtares për atë të Ajaksit: "As edhe për 100 milionë euro nuk e lë. Trajneri i Kombëtares nuk mund të bëjë dy punë njëkohësisht".
Shqipëria i humbi të dyja ndeshjet me Holandën e Van Bastenit: 2-1 në Amsterdam dhe 0-1 në Tiranë, por trajneri i Kombëtares sonë, Baric tha se kundër "tulipanëve" na u mohuan katër pikë.
Në Holandë na u mohuan tri penallti të pastra, ndërsa në "Qemal Stafa' një autogol i rregullt i shënuar nga holandezi Melciot.