Përgjigje e Ramiz Alisë, letrës së Gorbaçovit
Më poshtë po publikojmë një pjesë nga vendimet e Byrosë Politike të PPSH-së, në Tetor 1989 lidhur me tezat e Ramiz Alisë për pluralizmin politik në Shqipëri
TEZAT SEKRETE TE RAMIZ ALISE PER PLURALIZMIN, TETOR1989
Sistemi ynë ka falimentuar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji,- u tha Ramiz Alia të pranishmëve. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
-Në respektimin e të drejtave të njeriut
-Në krijimin e pluralizmit politik
Të drejtat janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën. Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duhen, të majta e të djathta, të qendrës, por gjithësesi këta parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do ti formulojmë ne.
Në udhëheqje të tyre duhet të nxirren njerëzqë të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e perëndimit e të desidencës antikomuniste.
Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: “Edhe këta e urrejnë komunizmin”, do të afrohen e do të na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Do t’i afrojmë e do t’u japim punë të parëndësishme, por kurrë nuk do ti lëmë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë do të fillojnë të hakmerren, ne do të bëhemi hyzmeqarë të tyre.
Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompensim në para e t’u plotësojmë komoditete banimi, të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim një letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim, në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njëri tjetrin, të kalojnë në gjykata ku do të zbatohet rrotacioni nga gjykata e shkallës së parë në të dytën dhe për difekte teknike, kthim për rigjykim në shkallën e parë. Këta janë të moshuar e fuqi nuk kanë. Duhet të kemi kujdes për fëmijët e tyre, por këta duke ju dhënë nga një pashaportë dhe me pak pension do t’i largojmë jashtë shtetit. Ata që do të pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tërë na përket neve, se ne e bëmë.
Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që po e studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni. Neve kemi kuadroý sa për shtatë Komitete Qëndrore dhe të mos kemi frikë, ne kemi studimin e platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do të kundërshtojnë, këtyre do tu japim punë.
Një shqetësim mund të krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do tu ofrojmë krijimin e një shoqate të veteranëve të luftës e të punës. Pastaj do t’u japim një pension miniöal dhe do t’u mbajmë ison.
Kosova është në pragun e shpalljes së kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, ne kemi ne kemi platformën tonë. Çdogjë e kemi e kemi programuar. Strategjinë e kemi të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.
Nën një propogandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomeklaturës së lartë komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne, njerëzit tanë.
Me këtë strategji, brenda dy apo tre legjislaturave, do të kemi ish klasën komuniste në klasë kapitaliste.