Bojaxhi: Cmimet e energjise, demtojne privatizimin
Mos rritja e cmimeve te energjise elektrike ne nivelin e kerkuar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do te ndikoje privatizimin e KESH-it. Dje, drejtori i Pergjithshem i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, deklaroi se "ERE, duhet te na sjelle nje shkrese zyrtare, ku te argumentoje perse nuk rriti cmimet e energjise ne nivelet qe kerkuam ne". Sipas tij, eshte e nevojshme, qe Enti te rishohe edhe njehere vendimin per te ndryshuar cmimet e ketij produkti. Kjo pasi me keto niveli ulet interesi i investitoreve te huaj per privatizimin e Korporates. Nga ana tjeter, drejtuesit e KESH-it, pas publikimit te tarifave te reja deklaruan se edhe kete do te kete serish kufizime me energji ne vend. Nder te tjera, KESH-i merr spunto per kete parashikim edhe nga niveli i pamjaftueshem i rritjes se cmimit te energjise elektrike nga Entit Rregullator i Energjise. Vendimi per rritjen e tarifave te energjise elektrike ka sjelle perplasje mes ERE-s dhe Korporates. Ndersa ERE, pas nje analize te gjate vendosi rritjen e cmimit te energjise elektrike me 13 per qind, KESH-i u gjend i papergatitur per kete vendim. Kreu i Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, u shpreh se rritja nuk ishte e mjaftueshme dhe se kjo rritje ishte tri here me e vogel se rritja mesatare qe KESH-i kishte kerkuar per mbulimin e nevojave. Madje, sipas Bojaxhiut, rritja nuk mbulon furnizimin me energji elektrike pa nderprerje, pasi gjendja hidrike parashikohet me luhatje. "KESH-i nuk eshte nje kompani komerciale qe punon nga marsi i ketij viti deri ne marsin e vitit qe vjen. KESH-i nis veprimtarine qe nga dita e pare janarit deri ne fund te dhjetorit. Rritja e tarifave ishte tri here me e vogel nga rritja mesatare qe KESH-i i kishte kerkuar ERE-s", ka deklaruar Bojaxhi. Sipas tij, gjendja hidrike kete vit paraqitet me e mire se e vitit qe shkoi, por megjithate jo ne ate faze qe te mbuloje nevojat me energji te panderprere. Nga ana e saj ERE argumentoi se rritja e tarifave eshte analizuar ne detaje, duke marre parasysh edhe mbulimin e nevojave me energji elektrike pa kufizime. ERE vendosi me 14 shkurt rritjen e tarifave me 13 per qind, rritje qe prekte vetem ate pjese te popullsise qe shpenzonte me teper se 300 kw.