E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanaj: Barnat ne "site", nis survejimi

Brenda vitit 2008, te gjitha barnat qe hyjne ne vendin tone, do te kontrollohen qe nga tregtimi i tyre ne farmaci e deri te pacienti, permes nje sistemi survejimi i quajtur farmakovigjilenca. Ky projekt synon te ndale tendencat monopoliste dhe trafikun ilegal te medikamenteve. "Projekti i ri qe do te zbatohet nga Ministria e Shendetesise nuk lejon futjen e barnave kontrabande. Nderkohe qe nga ana tjeter do te kontrollohet edhe cilesia e tyre", eshte shprehur zv/ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj. Sipas tij, rishikimi i sistemit farmaceutik, ndryshimi i tij sipas standardeve evropiane, do te kerkoje rishikimin e shume procedurave ligjore, me kryesori projektligji per farmacine. Projekti ne fjale kushton 500 mije euro dhe do te beje te mundur kontrollet e barnave ne te gjitha farmacite dhe depot farmaceutike.
Survejimi i sistemit farmaceutik erdhi pas rezultateve te studimit qe u kryen ne tregun vendas, i quajtur transparenca e sistemit. Sipas ketyre rezultateve, perzgjedhja e barnave qe hyjne ne vendin tone eshte e dyshimte dhe cilesia e tyre le per te deshiruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›