E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prerja 2000 leke, kete vit ne treg

Blerina Hoxha
Kartemonedha e re 2 mije lekeshe, pritet te prezantohet fizikisht ne treg kete vit, pavaresisht se, Banka e Shqiperise kishte parashikuar hedhjen e saj ne qarkullim qysh vitin qe shkoi. Burimet nga BSH-se njoftuan se vonesat ne prezantimin e prerjes se re te lekut jane krijuar per shkak se, ende nuk eshte zgjedhur konfigurimi, i cili do te perfaqesohet nga nje figure historike. Te njejtat burime njoftuan se, ekspertet e Bankes jane duke u konsultuar per kete qellim me eksperte te Ministrise se Kultures dhe porsa te kete nje qartesim ne lidhje me pamjen, kartemonedha e re do t'i paraqitet per miratim Keshillit te Mbikeqyrjes. Kjo procedure pritet te perfundoje gjate tre muajve ne vazhdim, nderkohe qe hedhja ne treg do te behet ne fillim te gjashtemujorit te dyte. Hedhja ne qarkullim e kartemonedhes 2 mije lekeshe i pergjigjet nevojave gjithnje e ne rritje te ekonomise. Kjo eshte karakteristike e ekonomive ne zhvillim, shpjegojne ekspertet. Kur ekonomia dhe mireqenia e pergjithshme rritet, me te njejtat ritme rritet edhe nevoja per te perdorur prerje te medha te parase. Deri me tani prerja me e madhe e ketij soji per monedhen vendase eshte 5000 lekeshi dhe me pas 1000 lekeshi, nderkohe qe prezantimi i 2000 lekeshit do te jete nje tregues, nje tjeter alternative perdorimi.
Banka e Shqiperise eshte hartuesja e planit te emetimeve te kartemonedhave e monedhave kombetare shqiptare, duke siguruar keshtu furnizimin e rregullt dhe plotesimin e kerkesave te ekonomise shqiptare me para. Ajo harton politiken e terheqjes nga qarkullimi te kartemonedhave dhe te monedhave qe ka emetuar, kundrejt shkembimit me kartemonedha e monedha te emetimeve te reja. Ajo sekuestron e konfiskon kartemonedhat dhe monedhat e falsifikuara. Gjithashtu ne perputhje me hartimin, miratimin dhe zbatimin ne menyre te pavarur te politikes monetare harton strategjine per emetimin e kartemonedhave e monedhave metalike me kurs ligjor, per te plotesuar ne vazhdimesi kerkesat e ekonomise per para.

"Vlera e vertete e parase", shkollat e mesme ne gare
"Vlera e vertete e parase" eshte nisma me e fundit ne kuadrin e edukimit te publikut qe ka ndermarre Banka e Shqiperise. Keto dite ka marre udhe organizimi i nje konkursi me nxenesit e viteve te treta te te gjitha shkollave te mesme te kryeqytetit. Skuadra nxenesish te perbera prej tre vetash do te marrin njohuri mbi funksionet e Bankes se Shqiperise, politikes se saj monetare dhe ndikimin qe ajo ka ne ekonomine e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›