E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket helikopteri ne Alpet shqiptare

Nje mjet fluturues dyshohet se eshte zhdukur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne Alpet e Shqiperise. Alarmi ka ngritur ne kembe strukturat e Ministrise se Brendshme, Forcave te Armatosura dhe Ministrise se Shendetesise. Sinjali per zhdukjen nga radaret te nje mjeti fluturues u dha nga Qendra e Fluturimeve ne Rome, ne oren 04:25 te mengjesit te djeshem. Sipas specialisteve italiane, nga imazhet ne radar behet fjale per nje helikopter ushtarak te lehte te tipit "Gazela", i cili perdoret si per qellime humanitare, te patrullimit ushtarak ashtu edhe per misione diversive. "Nuk dihet sa eshte numri i personave ne bord, por keto lloj helikopteresh zakonisht transportojne deri ne 5 persona te pajisur me armatim te lehte", bene te ditur burimet. Ne fillim u mendua per nje mjet te misionit te KFOR-it ne Kosove, por burime nga misioni nderkombetar thane se nuk kane humbur asnje mjet fluturues. Edhe zedhenesi i NATO-s ne Bruksel konfirmoi pasditen e djeshme se Aleanca e Atlantikut Verior nuk ka humbur asnje avion, apo helikopter ne Veri te Shqiperise. Nderkohe dyshimet jane per nje mjet fluturues te mberritur nga Bosnja, por edhe per kete piste nuk ka konfirmim zyrtar. Duket se askush nuk merr persiper "pronesine" e mjetit fluturues, qe u zhduk ne menyre te cuditshme nga radaret, pasi leshoi sinjalin SOS.
Ne oren 05:00 te mengjesit te djeshem, drejt maleve te Tropojes, jane nisur ekipe te policise. Ne oren 06:30 eshte ngritur grupi i punes per gjetjen e mjetit fluturues. Ne oren 07:00 grupe kerkimi jane nisur nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres ne zonat e thella te Dukagjinit. Nje ore me vone ne Prefekturen e Shkodres eshte ngritur shtabi i emergjences civile. Pas pak mberrijne perfaqesues te Ministrise te Brendshme, te Ministrise se Mbrojtjes dhe asaj te Shendetesise. Ne oren 11:30, shtabi i emergjencave civile ne Shkoder konfirmoi rrezimin e mjetit fluturues. Merret kontakt me bazat e NATO-s dhe KFOR-it ne Kosove. Ne oren 12:10 i kerkohet ndihme komandes se KFOR-it te Kosoves, per te nderhyre me helikopteret e tij per te shpetuar jetet qe mund te jene ne rrezik. Dy helikoptere italiane nga Peja dhe dy gjermane nga Prishtina nisen drejt kuadratit te kerkimeve. Dhjete minuta me vone kontaktohet me autoritetet e Malit te Zi, ne dyshimin se mjeti fluturues mund te kete rene ne territorin malazez. Ne oren 12:30 ne vendin ku pretendohet se ka rene helikopteri i paidentifikuar mberrijne tre helikoptere te Forcave te Armatosura dhe nje nga Ministria e Shendetesise. Drejtori i Policise se Qarkut te Shkodres, Nikolin Bala, konfirmoi se nuk ka gjurme te helikopterit ne territorin qe mbulojne efektivet e tij, por ai eshte i gatshem te nderhyje ne ndihme. Ne oren 12:45, Komanda e NATO-s, ne Bruksel si dhe komanda ne Itali, pas kontrolleve te bera, konfirmojne se mjeti fluturues qe dyshohet te jete nje helikopter, nuk eshte efektiv i tyre. Ne oren 16:00 Ministria e Mbrojtjes leshon nje deklarate se nuk ka asnje shenje nga mjeti fluturues qe dyshohet se ka rene ne malin e Jezerces. Nderpriten kerkimet nga ajri, nderkohe qe kerkimet ne toke vazhduan edhe mbreme, pa rezultat.
Zona e kerkimeve
Sipas te dhenave paraprake, dyshohet se zona ku eshte rrezuar helikopteri ndodhet diku mes Malit te Jezerces dhe Lugines se Valbones. Behet fjale per nje trekendesh mes Shkodres, Tropojes dhe Kosoves. Nje pjese e vogel e zones se kerkimeve perfshin edhe territorin e Malit te Zi. Siperfaqja e kerkimeve eshte teper e madhe, duke u zgjeruar edhe ne luginen e shales. Behet fjale per lartesi deri ne 1600 metra mbi nivelin e detit, ne nje terren te thyer dhe malor.
REUTERS
Nje mjet fluturues i paidentifikuar besohet se eshte rrezuar ne malet e zones veriore te Shqiperise dhe radari, qe kishte kontaktin e tij, e ka humbur, thane zyrtare te qeverise shqiptare per "Reuters". "Ka te dhena nga banore te zones per nje shperthim te fuqishem", u shpreh nje tjeter zyrtar, qe preferoi te ishte anonim. Agim Doci, zedhenes i Ministrise se Mbrojtjes, mundi te konfirmonte se nje mjet fluturues i panjohur ka humbur kontaktin me qendren dhe radaret ne Shqiperi e Itali. Zona ku besohet se ka rene mjeti fluturues, qe besohet te jete nje helikopter, eshte ne kufirin midis Shqiperise, Malit te Zi dhe Kosoves. "Zona ku mendohet te jete rrezuar eshte teper e veshtire dhe e mbuluar me mjegull e bore ne malin e Jezerces", tha Avni Neza, zyrtar shtypi prane Ministrise se Brendshme.

Luan Hoxha: Nuk eshte gjetur helikopteri
Gjate operacionit te kerkimit, gjeneral Luan Hoxha, shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, gjate nje komunikimi me mediat, tha se "po punohet per gjetjen ekzakt te vendit ku eshte rrezuar helikopteri, nderkohe qe nuk konfirmon zyrtarisht se behet fjale per nje helikopter te NATO-s, apo te ndonje vendi tjeter". Gjate deklarimit, ai shton se "alarmi SOS erdhi si fillim nga banoret e Jezerces dhe RC, Roma, e cila ne oren 04:25 minuta ka njoftuar se kishte humbur kontaktet me nje mjet fluturues".

Rasim Borici: "Kerkimet do te vazhdojne ne kembe"
Zv.drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Rasim Borici, ka deklaruar se "kerkimet per helikopterin e zhdukur mengjesin e sotem (dje) do te vazhdojne ne kembe, por ende nuk eshte gjetur ndonje gjurme e tij". Sipas zyrtarit te larte te Policise se Shtetit, "nuk ka te dhena qe mjeti fluturues te jete rrezuar". "Po kontrollojme mbi malin e Jezerces. Nga patrullimi qe eshte bere nuk ka te dhena per rrezim te helikopterit ne kete zone. Ne kemi kontaktuar me banoret e zones, pushtetin lokal dhe nuk kane te dhena te tilla, por kerkimet do vazhdojne".

04.25 ishte ora kur ne radaret e qendres se fluturimeve ne Rome u zhduk nje mjet fluturues. Sipas eksperteve italiane, behet fjale per nje helikopter te prodhimit francez te llojit "Gaselle"
8 helikoptere u ngriten ne fluturim ne misionin e kerkim-shpetimit. Kater ishin shqiptare, dy italiane dhe 2 gjermane. Kerkimet nuk arriten te gjenin asnje gjurme te helikopterit misterioz

Precedentet
31 mars 2005
Nje avion ushtarak amerikan transportues, i tipit "C 130", u rrezua ne fshatin Drize, te rrethit te Gramshit. Ne bord ndodheshin 9 persona, nga te cilet asnje nuk mbijetoi.
16 korrik 2006
Helikopteri "Bell 222", qe transportonte politikanin Gramoz Pashko, djalin e tij, Rubenin dhe kater anetare te ekuipazhit, ra ne ujerat e detit Adriatik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›