Raporti, grate te diskriminuara
Grate shqiptare vazhdojne te jene te diskriminuara dhe te punojne ne pune te renda. Kjo e fundit vertetohet edhe nga fakti se fabrikat e prodhimit 74 per qind te te punesuarve i kane gra. Ndersa per sa u perket kushteve te punes, ato nuk jane te favorshme, dhe pagesat per to jane te uleta per shkak se edhe arsimi i tyre eshte mesem ose 8-vjecar. Te dhenat e Inspektoratit Shteteror te Punes tregojne se grate e punesuara ne Shqiperi ne sektorin privat jane ne industrine perpunuese, industrine tekstile, industri ushqimore, bujqesi, industri kepucesh dhe lekure. "Keto punonjese zoterojne nje arsim 8-vjecar dhe te mesem dhe niveli mesatar i pagave varion nga 15 mije deri ne 25 mije leke ne muaj. Kurse nga kontrollet e ushtruara konstatojme se nuk investohet ne nivelet e kerkuara per te siguruar kushte pune normale dhe mireqenie ne ambientet e punes", eshte shprehur kryeinspektori i punes, Thoma Mico. Sipas tij, diferenca nuk eshte vetem te pagat per sa u perket meshkujve dhe femrave, por edhe posteve drejtuese, te cilet ne shumicen e rasteve u perkasin burrave.