E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojaxhi: Do vazhdojë eksporti i energjisë

 

KESH do të vazhdojë eksportin e energjisë elektrike. Situata hidrike në kaskadën e Drinit është shumë e mirë, reshjet e shumta të shiut gjatë dimrit kanë rritur afër maksimales nivelin e rezervës hidrike në liqenin e Fierzës. Sipas kreut të KESH-it, Gjergji Bojaxhi, pritet që ky vit të jetë i garantuar për furnizimin me energji elektrike për qytetarët. “Fierza është mbushur plot dhe kjo do të na krijojë mundësi për furnizim të mirë me energji elektrike”, u shpreh Bojaxhi. Sipas tij, menaxhimi i mirë që i është bërë kaskadës së Drinit me një situatë të favorshme hidrike, ka krijuar mundësi që Shqipëria të mund të vazhdojë eksportin e energjisë. Madje, sipas kreut të KESH-it, niveli i kaskadës mund të arrijë deri në 296 metra, i cili është dhe niveli maksimal i lejuar. Ky ka qenë një vit goxha i mbarë për Korporatën Elektroenergjetike. Duke qenë se situata hidrike në Fierzë ishte në nivele shumë të mira, KESH për herë të parë nisi eksportin e energjisë në muajin shkurt drejt Greqisë. Më pas KESH në muajin prill duke parë se situata hidrike vazhdoi të ishte e mirë, nënshkroi kontrata të reja eksporti energjie me Greqinë, Kosovën dhe një kompani tjetër. Sipas burimeve zyrtare, vlera e eksportit të parë të energjisë arriti në 5 milionë euro. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›