E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori tërheq akuzat ndaj drejtuesve të Ballit

Procesi ndaj drejtuesve të Partisë Balli Kombëtar Demokrat ka marrë një kthesë të çuditshme. Dje ndërsa kishte marrë fjalën për të lexuar konkluzionet përfundimtare të akuzës, prokurori i çështjes ka kërkuar tërheqjen e akuzave, pasi, sipas tij, nuk kishte elemente të veprës penale. Kërkesa e prokurorit ka gjetur të papërgatitur madje edhe vetë trupin gjykues, i cili është shprehur se do t‘i japë fjalën për konkluzionet përfundimtar edhe palës mbrojtëse përpara se të japë vendimin e tij. Gjithsesi ky qëndrim i organit të akuzës duket se i ka hapur udhë shpalljes të pafajshëm të katër të pandehurve Artur Roshi, Çelo Hoxha, Pajtim Hoxhaj dhe Tomor Gostivari. Ata janë akuzuar se në janar të këtij viti kanë falsifikuar firmën e Akile Ramës, në disa dokumente, për ta paraqitur si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›