Bojaxhi "ul gjakrat" mbi bërthamorin
Drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, iu bashkua dje "racionalëve", duke e konsideruar debatin mbi ndërtimin e një centrali bërthamor "të parakohshëm". Duke folur para studentëve në Universitetin e Tiranës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Bojaxhi tha se "për momentin po bëhet më shumë zhurmë seç duhet", në lidhje me centralin bërthamor.
"Një objekt i tillë kërkon të paktën 20 vjet, konsensus social, politik e formalisht rajonal", tha Bojaxhi.
Javën e kaluar ishte Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili "qetësoi" nënshtetasit e vet të shqetësuar nga perspektiva e ndërtimit të një centrali bërthamor ngjitur me kufirin tokësor të republikës së vogël. "Kemi shumë kohë përpara për të diskutuar një çështje të tillë", tha ai.
Debati për ndërtimin e një centrali bërthamor u hap nga Kryeministri Sali Berisha në verën e vitit 2007, kur vendi po vuante krizën më të rëndë energjetike në të gjitha kohërat. Ekspertët e huaj zakonisht qeshin kur informohen për ëndrrën atomike të Shqipërisë.
Sipas Bojaxhi, Shqipëria ka nevojë aktualisht për burime të reja energjetike me madhësi së paku 400 megawat, dhe se çfarë burimi do të jetë ky, është e diskutueshme.
Edhe vendet e tjera të Ballkanit përballen me një dilemë të tillë. I gjithë Ballkani, me përjashtim të Bullgarisë dhe Rumanisë, është deficitar në sektorin e energjisë elektrike. Situata mund të përkeqësohet ndjeshëm pas vitit 2012, kur Bullgaria do të bëhet vend deficitar. Importi i energjisë elektrike i ka kushtuar Shqipërisë gjatë katër viteve të fundit rreth 550 milionë euro, shifër kjo e mjaftueshme për të ndërtuar 400 megawat termocentrale, për të cilat vendi ka nevojë emergjente. Por duket se aftësia organizative e shqiptarëve lë shumë për të dëshiruar. Planet për ndërtimin e termocentralit të Vlorës, i cili është vetëm 93 MW, nisën në vitin 2002, ndërsa shtatë vite më pas nuk është vënë ende në punë. Ndërtimi i termocentraleve konvencionale me naftë apo me gaz e ndihmon vendin të rrisë deri në 60 për qind prodhimin e energjisë nga hidrocentralet ekzistuese, të cilat aktualisht nuk shfrytëzohen me eficencë për shkak të pasigurisë energjetike që shkakton varësia nga shiu. Në total, Shqipëria i ka burimet financiare dhe natyrore të nevojshme për të zgjidhur problemin e vet energjetik, pa pasur nevojë për central bërthamor.