Shqiptarët, 40 sekonda bisedë në ditë me celular
Pothuajse çdo shqiptar ka tashmë një celular, por shumica e tyre duket se e përdorin atë për gjëra të ndryshme nga të folurit në telefon. Zyrtarisht, në Shqipëri janë shitur 2.7 milionë numra celularësh, gjë që do të thotë se pothuajse çdo person madhor ka një ose dy të tillë. Por të gjithë së bashku vlerësohet se flasin në celular më pak se 45 sekonda në ditë, ose vetëm një telefonatë, sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Shqiptarët e përdorin celularin edhe për të dërguar mesazhe tekst, por këtu përdorimi është akoma edhe më i ulët. Sipas statistikave, çdo konsumator dërgon mesatarisht 6 deri në 11 SMS në muaj.
Ndonëse ka një normë penetrimi të telefonisë celulare në 90 për qind, shifër kjo pothuajse e barabartë me pjesën tjetër të Evropës, përdorimi është shumë më i ulët se në vendet e tjera. Kështu, grekët flasin mesatarisht pesë minuta në ditë, ndërsa italianët kalojnë në celular 4.7 minuta në ditë.
Kompanitë celulare e kanë bazën e biznesit të vet te një numër i vogël shqiptarësh, rreth 100 mijë vetë, ose më pak se 5 për qind e përdoruesve të kësaj telefonie, të cilët janë klientë me kontratë dhe sigurojnë 20-30 për qind të të ardhurave. Kjo pabarazi në konsum tregon së paku se një numër shumë i madh i përdoruesve të telefonisë celulare kalojnë ditë të tëra pa bërë asnjë telefonatë. Biseda minimale e tarifueshme në Shqipëri është 30 sekonda.
Shqiptarët shpenzojnë rreth 13 euro në muaj për bisedat e tyre me celular, gjithsej rreth 350 milionë euro në vit. Tarifat mbeten prej të gjitha kohërave ndër më të lartat në Evropë.
Telefonia dhe ekonomia
Telekomunikacioni cilësohet si një ndihmesë e madhe për ekonominë e një vendi dhe ekspertët vlerësojnë se shtimi i telekomunikimit në një vend të caktuar sjell, ose është produkt në vetvete, i zhvillimit ekonomik dhe social të atij vendi. Për këtë arsye, të gjitha vendet perëndimore janë përqendruar jo vetëm në zhvillimin e telekomunikimit, por edhe në uljen e kostos së saj dhe depërtimin proporcional në të gjithë vendin. Ndonëse ka një penetrim të lartë në fushën e telefonisë celulare, Shqipëria mbetet shumë prapa në fushat e tjera. Vetëm 15 për qind e popullatës ka akses në internet dhe vetëm 260 mijë familje (më pak se 25 për qind) kanë telefoni fikse. Vendi ka një numër shumë të vogël lidhjesh ADSL. Të gjitha kostot e telekomunikimit janë të larta në krahasim me vendet fqinje. Kostot e telefonisë dhe të internetit janë edhe më të larta sesa në Kosovë e Maqedoni.
Mbikëqyrje e dobët
Shqiptarët kanë vuajtur nga mungesa e mbikëqyrjes së tregut të telefonisë celulare gjatë viteve të fundit, gjë që është pranuar edhe nga zyrtarë të qeverisë. "Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ka historinë e vet të parapëlqyer", tha ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, disa javë më parë.
Sipas ekspertëve, janë tre mekanizmat bazë që zbatohen me sukses në vendet evropiane për të ulur kostot në këtë treg, të cilat nuk kanë hyrë ende në përdorim në Shqipëri: e drejta e roamingut, transferimi i numrit dhe tarifa terminuese e barabartë. E drejta e roamingut nënkupton të drejtën e operatorëve për të përdorur antenat e njëri-tjetrit, përkundrejt tarifave të arsyeshme, gjë që ul kostot dhe rrit eficencën e përdorimit të rrjeteve. E drejta e transferimit të numrit i jep mundësi klientit të ndërrojë kompaninë e ofrimit të shërbimit pa ndryshuar numrin, gjë që hap konkurrencën. Tarifa terminuese fikse është një masë tjetër që i vendos operatorët në kushte të barabarta. Gjatë dy viteve të fundit, diçka ka lëvizur në drejtim të tarifave të terminimit, por në thelb tregu mbetet ai që ka qenë që kur u krijua, 15 vite më parë.