Bojaxhiu: Durrësi, energji nëpërmjet paneleve diellore
Kreu i KESH-it, Gjergji Bojaxhi u sugjeron durrsakëve diellin si burim energjie.
DURRES/ OERD ULQINI
Gjatë një workshopi të mbajtur në Durrës ku është prezantuar projekti “Energji e Pastër”, Bojaxhi ka premtuar për “verë 2008”, 24 orë drita për zonat turistike të qytetit. Projekti i paraqitur po studion deficitin energjetik të vendit dhe mundësitë e përdorimit të potencialeve të energjive alternative për të plotësuar këtë deficit. Në kuadër të programit “Interreg 3” të financuar nga Bashkimi Evropian, KESH-i dhe partnerët italianë të “Veneto Distribuzione” kanë sugjeruar alternativat për zvogëlimin e deficitit, si inicimi i gazifikimit të qendrave urbane, rrezatimi diellor, shfrytëzimi i burimeve të erës, etj. Për qytetin e Durrësit dhe rrethinat si zgjidhje për furnizimin me energji elektrike, Bojaxhiu ka sugjeruar përdorimin e paneleve diellore. Durrësi është një qytet tipik mesdhetar, ku niveli i ngrohjes diellore është në kufijtë optimalë të këtij brezi gjeografik. “Qyteti i Durrësit është i ngrohtë dhe me diell, kështu që mund të zgjidhë shpejt problemet me energjinë elektrike”, ka thënë Bojaxhiu. Këto janë potenciale të rëndësishme për komunitetin dhe biznesin, sepse ato konsiderohen si “të gjelbra”, miqësore me mjedisin dhe që mund të përfitojnë nga iniciativat e rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare të “certifikatave të gjelbra”. Bojaxhi ka paralajmëruar krizë energjetike, si pasojë e rritjes së konsumit, ndaj mënyra më e mirë për të minimizuar këtë fenomen është shfrytëzimi i energjisë alternativë. Në Durrës, përdorimi i energjisë diellore është kryer deri më tani, në mënyrë të veçuar individuale dhe jo me nisma të përbashkëta. Shumë prej qytetarëve kanë blerë panele diellore për ngrohjen e depozitave të ujit, ndërsa të tjerë i kanë lyer ato me të zezë, në mënyrë që energjia e diellit të thithet sa më shumë nga këto depozita.
Bojaxhiu ka qenë pjesëmarrës pas takimit dhe në finalizimin e aksionit 15-ditor të policisë elektrike në Durrës. Qindra kontrolle u kryen dhe u ndërpre furnizimi me energji për debitorët problematikë në aksionin e cilësuar si më i madhi në dhjetë vitet e fundit. Që nga fillimi i muajit janë realizuar 1960 prerje të energjisë, këto kryesisht në zonën e plazhit. Nga subjektet e gjobitura, 75 prej tyre janë detyruar të paguajnë fill pas ndërprerjes së energjisë 3.11 milionë lekë.