E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga, vodhi paratë e xhaxhait

PERMET – Arrestohet pasi i kishte vjedhur xhaxhait të tij lekët e kursimeve. Burime nga policia e Përmetit bënë të ditur dje arrestimin e Luiz Llogës. 

Sipas policisë 22-vjeçari kishte vjedhur tre ditë më parë 50 mijë lekë në shtëpinë e xhaxhait të tij, Viktor Lloga. Pas konstatimit të faktit të humbjes së parave, xhaxhai ka bërë denoncimin në polici dhe njëkohësisht ka njohur policët me dyshimet që i kishin lindur për nipin e tij. Pas 24 orësh uniformat blu kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e të riut, t’i sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale paratë e vjedhura e më pas ta prangosin. Mësohet se 22-vjeçari rezulton i dënuar më parë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Tashmë mbi të riun rëndon vepra penale e “vjedhjes”.                          p.n.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›