Bojaxhiu, fotografitë e shkatërrimeve selektive
Ksamil / Vlorë
Fotografitë e mëposhtme të bëra në datat 24 dhe 25 qershor në Ksamil dhe në Pyllin e Sodës në Vlorë vërtetojnë paligjshmërinë dhe selektivitetin e aksionit të prishjeve të ndërtimeve pa leje, ndërmarrë gjatë ditëve të fundit të majit, deri në mes të qershorit nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Ndërtimit, Gjergji Bojaxhi. Këto prova fotografike tregojnë se si në Ksamil, ndërtimorët shkatërrues kanë hedhur përtokë banesa shumëkatëshe që nuk përbëjnë rrezik për mjedisin, që nuk kanë zënë territoret publike apo pengojnë realizimin e studimeve të miratuara. Pra banesat janë në një rresht me ndërtesat e tjera, edhe këto që të gjitha pa leje, janë në harmoni me mjedisin dhe territorin publik, si dhe nuk pengojnë as rrugën, as ndonjë tjetër projekt të pushtetit lokal. Dhe ligji nr. 10078, datë 16.2.2009 thotë se këto ndërtime që nuk bien ndesh me projekte të ndryshme, nuk prishen. Por në Ksamil janë prishur edhe një sërë ndërtesash të bëra përmbi shtëpive e vjetra ekzistuese, një ndërmarrje abuzive që sërish bie ndesh me ligjin, pasi ai përcakton se “ndërtimet e kryera pa leje nga pronarët në pronën e tyre, kur plotësohen kushtet urbanistike, KRRT vendos për legalizimin e ndërtimit...”
FOTOGRAFITE , MUND TI SHIKONI NE FORMATIN PDF