E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjurmët në makinë zbulojnë grabitjen e 62 mijë frangave



Zbulohet dhjetë vjet pas ngjarjes, autori i dyshuar i një grabitjeje me armë, ndodhur më 24 mars 2000, në vendin e quajtur Qafa e Kasharit në Tiranë.Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se po hetojnë një person të dyshuar konkret për vjedhjen e 62 mijë frangave zvicerane në makinën e disa personave që janë kanosur me armë dhjetë vjet më parë, pasi ishin kthyer nga Zvicra dhe po udhëtonin për në banesën e tyre. Sipas prokurorisë, i dyshuari për ngjarjen është shtetasi Sajmir L, banues në Domje. “Sipas hetimeve paraprake, në datë 24 mars 2000, rreth orës 16.00, përgjatë rrugës nga Rinasi në Tiranë, në vendin e quajtur “Qafa e Kasharit” Tiranë, shtetasit: Maksim M, i cili ishte drejtues dhe pronar i mjetit tip Fiat Uno, me targë TR 9798 C, dhe dy pasagjerët Eklant Rr dhe Marsela M, janë vjedhur me armë nga katër persona. Këta të fundit i kanë zënë rrugën makinës së të dëmtuarve me një automjet të tipit Renault”, tha prokuroria. Sipas saj, autorët kanë hapur dyert e makinës Fiat Uno, dhe kanë marrë një valixhe dhe dy çanta si dhe një xhup lëkure, shtetases Marsela M. Kjo e fundit atë ditë kishte ardhur nga Zvicra për në Tiranë ku jetonte me bashkëshortin e saj Maksim M. Edhe shtetasit Maksim M i kanë marrë armën e tij tip pistoletë TT, të cilën e mbante për shkak të detyrës, si punonjës në Komisariatin e Policisë Krujë. Sipas prokurorisë, në valixhe dhe në dy çantat, shtetasja e dëmtuar Marsela M, ka pasur 62000 Franga zvicerane, rroba veshje të saj, si pantallona, xhupa, triko, fustane, këpucë, çantë, fakte këto të verifikuara na prokuroria gjatë hetimeve të saj. sipas organit të akuzës, nga kqyrja e mjetit Fiat Uno, ku ka ndodhur grabitja, janë gjetur gjurmë daktiloskopike në pjesën e brendshme të xhamave të makinës. Pas ekspertimit të gjurmëve, është arritur në përfundimin se shenjat e gishtave janë formuar nga gishti i mesit, i unazës dhe i vogël i dorës së majtë të shtetasit Sajmir L. Prokuroria ka verifikuar nëse i dyshuari mund të ketë prekur makinën në rrethana të tjera por sipas verifikimeve, ka dalë se i dyshuari për grabitjen, nuk kishte njohje me pronarin e makinës, ndaj i kishte lënë gjurmët në mjet vetëm në rastin e grabitjes. tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›