E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojken Lako bën këngë rok me Anjeza Shahinin, së shpejti dhe klipi



Kantautori i njohur Bojken Lako duket se është në momentet më të mira të shpërrthimit të tij artistik këto kohë. Pas daljes në treg të albumit të tij me titull “Rrugë”, duket se krijimtaria e tij po vijon me hapa të shpejtë si për të rikuperuar atë kohë të gjatë me mungese të madhe krijimtarie. Këto kohë kur Bojken është i angazhuar si drejtor artistik dhe regjizor në programin “Akademia e Yjeve” ai po punon paralelisht për një këngë të re. Bëhet fjalë për një duet me këngëtaren Anjeza Shahini. Kjo e fundit i ka kërkuar një këngë kantautorit duke u shprehur se e pëlqen stilin e tij rock. Më pas ka linduar ideja për të bërë një duet. Kënga do të dalë shumë shpejt në treg dhe thuhet se do të shoqërohet edhe më një klip. Bojkeni ka realizuar edhe një duet tjetër me Ajkunën ndërkohë që Anjeza Shahini ka bërë vetëm një bashkëpunim të hershëm me grupin kosovar “Marigona”.

e shoqja në kulmin e karrierës
Dhe ndërkohë që Bojken punon ditë e natë me programin “Akademia e Yjeve” sa në pult si regjizor e sa në trajnimin e të rinjve, duket se edhe e shoqja Olesia ka një axhendë po kaq të ngjeshur. Ajo nuk ka lidhje fare me botën e këngës por me atë të mjeksisë. Prej vitesh tashmë Olesia ka klinikën e saj dentare e cila i merrte shumë kohë por kohët e fundit kemi mësuar se ajo ka hapur edhe një farmaci të sajën pasi ka mbaruar edhe studimet e dyta për farmaci. Kështu krahas faktit se të dy ndjehen shumë të kënaqur dhe të realizuar me karrierën e tyre, lind pyetja kur takohen me njëri tjetrin Bojkeni me Olesian?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›