E Diel, 1 Nëntor 2026

Fansat merren seriozisht me look-un e të preferuarve të tyre



Dihet që formati i “Big Borther” bën për vete shumë fansa. Mjafton të shohësh faqet në internet, ku komentohet pa fund për ta, për ta kuptuar këtë masivitet që ka ndjekja e këtij programi. Ndërkohë, krahas komenteve mbi sjelljet e secilit banor, për faktin që çfarë pëlqejnë dhe çfarë jo, ata kanë preferuar të bëjnë edhe disa eksperimente me pamjen e tyre. Falë progameve të fotomontazheve, siç i shikoni edhe nga fotot e publikuara, ata kanë bërë disa transformime rrënjësore të disa prej pjesëmarrësve aty. Kështu Bertinën e kanë bërë bjonde dhe po ta shikoni, ajo duket mjaft mirë edhe ashtu, paçka se ne nuk mund ta imagjinojmë pa ato kaçurrelat e saj aq të veçanta. Oltën e kanë vendosur pranë portretit të Shakirës, si për të na thënë se mes këtyre dy vajzave ka një ngjashmëri shumë të madhe në portret, paçka se njëra është brune e tjetra bjonde. Kurse për Seldin kanë preferuar një version më funny, duke e trukuar si për një festë karnavalesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›