Marina dhe Luana Vjollca, ish velinat zbulojnë dy motrat e tjera
Marina dhe Luana Vjollca janë dy vajzat e njohura të ekranit, që janë në qendër të vëmendjes ndryshe nga dy motrat e tjera, të cilat nuk merren me televizion. Por motrat e panjohura në publik nuk janë më pak të bukura se ato, madje kopje e dytë e tyre, njëra bionde dhe tjetra brune. Siç e shihni në këto foto, katër motrat kanë dalë të argëtohen të gjitha së bashku në fundjavë në pub “Miu,miu” në Tiranë. Jeta e Marinës dhe Luanës në televizion nisi në studion e emisionit “Fiks Fare”. E para ishte Marina që performoi si velinë në emisionin “Fiks fare”, dhe më pas Luana, një vit më e vogël se motra e saj bionde. Dy motrat janë të lidhura shumë me njëra-tjetrën, pasi gjatë gjithë shkollimit të tyre kanë qenë në të njëjtën klasë. Edhe pse çdo sekret e ndajnë bashkë, ato ndryshojnë shumë nga tipi. Marina është më e përmbajtur dhe e shtruar, ndërsa Luana më e llastuar dhe natyrë gazmore. Aktualisht ato kanë krijuar një eksperiencë të mirë në ekranin e “Top Channel”. Marina prezantohet si drejtuese e programit të përditshëm të mesditës për të rinj, dhe e emisionit “Procesi Sportiv” me Edi Manushin. Ndërsa Luana pas largimit nga “Fiks fare” ka nisur punë si folëse e parashikimit të motit çdo mbrëmje në “Top Channel”.