E Diel, 1 Nëntor 2026

Valoni lidhet me Tatjanën, që të shtunën që ajo la shtëpinë e BB



Na dukej si shaka, si batutë falë natyrës sportive që italiania e “Big Brother” paraqiti gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Por në fakt e paska pasur shumë seriozisht. Jo rrallë herë, ajo ka treguar se e pëlqen Valonin si një djalë shumë simpatik dhe po atë natë që ka dalë, ajo është afruar menjëherë me të. Nuk patën fatin të jenë brenda shtëpisë së bashku, meqenëse Valoni doli më herët se ajo të futej aty, por po rikuperojnë gjithçka tani që janë të dy jashtë. Paparaci ynë i ka fotografuar ata gjatë gjithë natës në pub dhe ka arritur të kapë edhe momentet kur ata janë puthur në buzë, vetëm pak orë mbasi janë prezantuar. Ndërkohë, gjatë javës e kanë frekuentuar vazhdimisht njëri-tjetrin, duke ndjegur kështu të gjitha etapat e njohjes që zakonisht respektohen në këto raste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›