E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti, PS këmbëngul: Jo hetim pa hapjen e kutive

TIRANE- Partia Socialiste deklaron se këmbëngulja e saj për të hapur kutitë është e legjitimuar dhe nga faktori ndërkombëtar. Pas raportit të Këshillit të Europës, deputeti Dokle tha se ndryshe nga pretendimet e mazhorancës, nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve të 28 qershorit pa hapjen e kutive. “Kërkesa e vazhdueshme e Partisë Socialiste për të hetuar zgjedhjet përmes një komisioni hetimor parlamentar që ka për objekt hapjen e kutive si të vetmen mënyrë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit është bërë tashmë sugjerim i qartë edhe i faktorit ndërkombëtar. Krerët e qeverisë dhe të Partisë Demokratike cdo ditë kanë lëshuar dhe vazhdojnë të lëshojnë fraza absurde se pranojnë cdo lloj hetimi por jo hapjen e kutive. Po cfarë hetimi mund të bëhet pa hapjen e kutive dhe shqyrtimin e gjithë dokumentacionit zgjedhor që ato përmbajnë? A mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa analizuar regjistrin zgjedhor që ëprmbajnë kutitë duke e krahasuar atë me regjistrin e gjendjes civile, absolutisht jo.” theksoi Dokle. Partia Socialiste në kritikat e saj të përditshme ndaj qeverisë ka denoncuar edhe kaosin, që sipas saj ka përfshirë financat publike në Shqipëri. Sipas deputetit Ilir Beqja në bazë të fletoreve zyrtare, vetëm brenda 1 muaji Prodhimi i Përgjithshëm Bruto është ndryshuar 3 herë.(e.n/news24/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›