E Shtunë, 31 Tetor 2026

Endacak nga frika e gjakmarrjes, Fshati: Nuk duhet të kthehet

PUKë- Pas historisë së Bardhok Deskut të trajtuar në News24, gazetari Armir Mehaj ka udhëtuar për në fshatin e largët të Pukës, Berishe e Eperme ku gjakmarrja mbetet një fenomen i rrënjosur në jetën e njerëzve që jetojnë atje. Banorët pohojnë se pas krimit të kryer vite më parë, për të cilin ka kryer dënimin e merituar, Bardhoku nuk ka më vend në fshat. Ndërkohë ka edhe prej atyre banorëve të cilët mendojnë ashtu si kryetari i komunës së Iballës, Gëzim Vata të cilët i bëjnë apel shtetit dhe institucioneve të rehabilitimit të mos e lënë këtë njeri të endet rrugëve. Pas krimit të ndodhur 10 vite më parë, frika nga gjakmarrja ka bërë që familja e Bardhokut të largohet nga fshati , ndërsa njëri prej kushërinjve të paktë që ka mbetur në fshatin e lërgët të Iballës thotë me dhimbje se ai nuk duhet të kthehet më në vendin e lindjes. Në këtë pikë të thellë të veriut të Shqipërisë kuptohet qartë se si mentaliteti që vjen nga hasmëria apo gjakmarrja mban peng jetën e njërzve , madje i shndërron ata në endacakë të rëndomtë. Institucionet që duhet të shëmbin tabu të tilla apo që duhet të ndihmojnë viktimat e hasmërive duket qartë se nuk funksionojnë. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›