E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Vasili në Kuvend: Asnjë rrezik epidemie

TIRANË- Pak ditë pas nisjes së normalizimit të situatës në zonën e përmbytur të Shkodrës dhe Lezhës, Ministria e Shëndetësisë garanton se nuk ka asnjë rrezik epidemie në këtë zonë. Përkundër disa deklaratave që janë bërë në media për ekzistencën e rrezikut të epidemive në zonat ku përmbytja preku dhe ujësjellësat, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili duke folur në Parlament garantoi se organet e shëndetit publik kanë marrë të gjitha masat për të pasur në kontroll ujin e pijshëm. “Situata paraqitet e tëra në kontroll. Uji i pijshëm jo vetëm në Shkodër por edhe në gjithë ujësjellësat e tjera të cilat janë vënë në funksionim plotësisht , nga pikëpamja sanitare në gjendje shumë të mirë. Njëkohësisht vazhdon monitorimi i ujrave të ëprdorura ëpr të evituar cdo mundësi për shkaqe epidemike apo shkaqe të cilat po tentohen vazhdimisht të hidhen në treg si të tilla, ndërkohë që nuk ka asnjë premisë profesionale apo sanitare që të mbështesi një ide të tillë. Masat e marra që në momentin e parë zhdukën premisat për të patur evente të tilla të karakterit epidemik” theksoi Ministri i Shëndetësisë. Sipas Vasilit, Ministria e Shëndetësisë po mban gjendjen e alarmit për sëmundje të tjera ngjitëse, sic mund të jenë virozat e stinës. Një tjetër problem që shkaktoi përmbytja ishte dhe ndërpreja e procesit mësimor , i cili që nga sot ka rinisur në të gjitha shkollat. Ministri i Arsimit ,Tafaj tha se dhe kjo situatë po shkon drejt normalizimit. “Në zonën e ëprmbytur të qarkut të Shkodrës u hapën dhe 2 shkollat e fundit , ku filloi procesi mësimor normal. Ne prisnim më shumë dëme por për fat të mirë dëmet nuk janë aq të mëdha në 18 shkollat që janë prekur në zonën e përmbytur. Po evidentohen nevojat për tekste, vetëm sot janë dhuruar nxënësve 4500 tekste mësimore të reja.” theksoi Tafaj. Pas disa kontrolleve grupet e punës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP disa ditë më parë dhanë rekomandimet e para ndër të cilat ishte dhe desifektimi në mënyrë të vazhdueshme e pusetave të ujrave të zeza. Në hyrje të qytetit të Shkodrës ditët e përmbytjes u vu re bahskimi i ujrave të zeza me ato të bardha, por me sa duket edhe ky problem është tejkaluar tashmë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›