E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, familja e varfër shet gjakun për të mbijetuar

Shet gjak për të mbijetuar. Është ky rasti i një gruaje nga Korca, e cila për të siguruar paratë e bukës shet gjak një herë në 2 muaj ose në 3 muaj, sipas listës që i kanë përcaktuar në spital. Shkak i varfërisë mbetet papunësia. 

KORCE- I duhet të shesë gjak një herë në 3 muaj për të mbajtur familjen. Kjo është historia e një 49 vjecare nga Korca, e cila për të shuar urinë e 10 anëtarëve të familjes së saj ka vendosur të shesë gjakun. Rubie Vencani, të cilën prej disa muajsh e kanë larguar nga puna si sanitare ne Senatoriumin e Korcës tregon mjerimin e dhimbshëm e të pashpresë me të cilin ngryset e gdhihet familja e saj e madhe. 49 vjecarja bën apel për ndihmë përmes televizionit News24. Rubia tregon se të dhjetë anëtarët e familjes luftojnë me urinë për shkak të pamundësisë për të siguruar një punë. Ata dalin që në mëngjes dhe gjatë githë ditës qëndrojnë në pritje të dikujt që mund ti marrë në punë.
Rubie Vencani nuk është e vetmja nënë në Shqipëri që i duhet të shesë gjakun e saj për të mbajtur gjallë familjen. Statistikat janë ende të paqarta lidhur me këtë kategori, kur shkaku kryesor i një varfërie të tillë është mungesa e punësimit. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›