E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti, Rama takime me përfaqësues të BE-së



Deklaratat e vazhdueshme të Edi Ramës për bojkot duket se kanë shqetësuar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të cilët janë takuar me kreun e PS-së. Mësohet se dje pasdite me kreun e PS-së është takuar ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan dhe pas tij dhe ambasadori spanjoll Manuel Montobio. Më pas është zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesen e Suedisë në Tiranë. Në takimet e zhvilluara me dyer të mbyllura ka qenë i pranishëm vetëm kreu i PS-së Edi Rama, ndërkohë që burimet jozyrtare bëjnë të ditur se temë e bisedës ka qenë bojkoti opozitës. Komisioni Evropian pritet të publikojë të mërkurën progres raportin mbi zhvillimet në Shqipëri, ku një ndër çështjet më të rëndësishme janë zgjedhjet e qershorit 2009 si dhe vendimi i socialistëve për të mos njohur këto zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›