E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Kinsella, firmoset memorandumi i bashkëpunimit



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe kryetari i Senatit të Kanadasë, Noel Kinsella, nënshkruan dje një memorandum bashkëpunimi për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e telekomunikacionit, veçanërisht në bashkëpunimin mes porteve. “Në sektorin privat ne jemi të interesuar të shohim pjesëmarrjen e biznesit kanadez dhe shpresojmë se do të ketë edhe më shumë pjesëmarrje në të ardhmen, si pjesë e rritjes së këtij bashkëpunimi. Ashtu siç kryetarja Topalli përmendi, “jemi shumë të interesuar për të intensifikuar marrëdhëniet mes porteve të Kanadasë dhe të Shqipërisë”, - tha kryetari i Senatit kanadez. Në memorandum thuhet se “meqenëse portet detare janë lidhje jetësore në rrjetin global të anijeve detare për të transportuar mallra dhe njerëz dhe meqenëse portet detare që ndodhen në Kanadanë Atlantike dhe Shqipëri janë porta të rëndësishme hyrëse për kontinentet e tyre përkatëse dhe nuk janë konkurrentë të drejtpërdrejtë rajonale dhe meqenëse bashkëpunimi përmes aleancave strategjike midis porteve detare mund të gjenerojë mundësi të reja tregtare, si dhe të ofrojë mundësi për partnerët të ndajnë ekspertizën dhe praktikat më të mira, kryetari i Senatit të Kanadasë dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë angazhohen të inkurajojnë dhe të promovojnë në vendin e tyre përkatës, ku të jetë e mundur dhe e përshtatshme, një aleancë strategjike midis porteve tregtare që ndodhen në Kanadanë Atlantike dhe Shqipëri për të arritur rezultate reciprokisht të dobishme për ekonomitë e tyre dhe për qytetarët e tyre”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›