Bojkoti, Topalli optimiste për gjetjen e një zgjidhjeje
Optimiste për një zgjidhje qe do t’i japë fund bojkotit. Kështu është shprehur kryeparlamentarja Jozefina Topalli për tryezën e dialogut në presidencë. Megjithëse sipas saj , zgjidhja mund të mbërrijë dhe para ose pas së shtunës së 13 shkurtit, kur ditës kur Rama dhe Berisha do të ulen në tryezën e moderuar nga Bamir Topi. “Kam gjashtë muaj që pres të ndalet bojkoti, nëse kjo ndodh para tryezës, apo pas tryezës, e rëndësishme është që të ndalet bojkoti për normalitetin e jetës parlamentare dhe demokratike. Unë jam optimiste” tha Topalli.
Kryetarja e kuvendit ka kujtuar dhe një herë se kanë mbetur dhe pak ditë
nga 4 marsi, afati i fundit i skadimit të deputetëve socialistë. Për
këtë arye ajo ka ripërsëritur thirrjen për të ndërprerë braktisjen e
parlamentit, që sipas saj është vullnet i një njeriu të vetëm. “I
përsëris ftesën çdo deputeti , ndërgjegjes së tyre shoqërore dhe
politike: ejani në Parlament, keni vendin tuaj, keni hapësirën tuaj.
Ndaj bëni detyrën që ju ka dhënë populli. Unë jam e sigurt se bojkotit,
po i vjen fundi. Bojkoti ka vetëm një emër” tha Topalli.
Deklaraten Topallli e bëri pas nje takimi me homologun malazez, Ranko
Krivokapic, takim ku u njoftua gjithashtu një projekt i përbashkët për
thellimin e lumit Buna, në mënyrë që të mos përsëriten përmbytje si ajo e
janarit.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi