E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS akuzon Topallin: Po bën diversion me tryezën e Topit

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” në News24 tha se organizimi i tryezës së presidentit është cështje e kreut të shtetit ndërsa shtoi se zgjidhja e duhur mbetet thyerja e bojkotit dhe hyrja në parlament e opozitës. Nga ana tjetër kryetarja e Parlamentit tha se pavarësisht gjithçkaje dialogu mes Berishës dhe Ramës nuk ka munguar gjatë gjithë periudhës që pas zgjedhjeve të fundit të përgjithshme. “Nuk ështës e dialogu mes zotit Berisha dhe zotit Rama ka munguar, gjatë gjithë kohës, në cdo ditë zoti Berisha dhe zoti Rama kanë komunikuar në forma të ndryshme, në kanale të ndryshme të brendshme dhe të jashtme.” theksoi Topalli mbrëmjen e djeshme në News24. Qëndrimet e kryetares së parlamentit janë kritikuar nga Partia Socialiste. Sipas selisë rozë në deklaratën e saj, Topalli kërkon të bëjë diversion së fundmi edhe në tryezën e thirrur nga kreu i shtetit. “Spikerja e Kuvendit të lërë diversionin e saj bajat, të paktën në prag të tryezës së presidentit. Mandatet e Partisë Socialiste janë mandate të popullit opozitar. As Jozefina dhe as Saliu nuk i prekin dhe as i djegin dot apo ti përvetësojnë ato përmes diversionit të Partisë Socialiste. Bojkoti nuk do të ndalet për aq kohë sa nuk do të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Vetëm transparenca e kthen Partinë Socialiste në Kuvend ndërsa kutitë e mbyllura do ta nxjerrin popullin në rrugë. Të hapen kutitë për ti dhënë fund bojkotit.” theksoi në një konferencë për shtyp deputetja socialiste Gjermeni. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›