E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë lë të lirë ish-këshilltarin e Priftit

Gjykata e Lartë ka lënë të lirë Eduart Belegun, ish- këshilltarin për minierat të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Kjo gjykatë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit e cila e kishte dënuar me "arrest me burg" Belegun duke lënë fuqi vendimin për "detyrim me paraqitje".
Ish-këshilltari Eduart Belegu akuzohej se ka kryer veprën penale të "vjedhjes me anë të shfrytëzimit të detyrës" për periudhën 2004-2007, gjatë kohës që ishte administrator i kompanisë koncesionare "Darfo". Së bashku me të, në pranga kanë rënë edhe drejtorët Artur Belegu e Tonin Gjonaj, si dhe juristi Fatos Pengu. Ai u arrestua nga policia më 17 nëntor të vitit të shkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›