Lihet i lirë ish-këshilltari i ministrit Prifti
TIRANë- Ish-këshilltari i Ministrit Prifti, Eduart Belegu, lihet i lirë nga Gjykata e Lartë. Sot kolegji penal, vendosi ta ndryshojë masën e sigurisë nga arrest shtepie në detyrim paraqitje. Eduard Belegu, ish-administratori i kompanisë së Ferrokromit “Darfo” akuzohet se ka kryer veprën penale të “vjedhjes me anë të shfrytëzimit të detyrës” për periudhën 2004-2007. Belegut iu vunë prangat në zyrën e tij në dhjetor të vitit që shkoi. Së bashku me të, në pranga ranë edhe drejtorët Artur Belegu e Tonin Gjonaj, si dhe juristi Fatos Pengu. Sipas prokurorisë dëmi që Belegu dhe bashkëpunëtorë të tij i kanë shkaktuar shtetit arrin në 6 milionë e gjysmë euro.(m.a/News24/BalkanWeb)