E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti, Ukraina shtyn mbajtjen e samitit

Julia Timoshenko

Ukraina ka shtyrë mbajtjen e samitit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, parashikuar për këtë javë.

Vendimi ka ardhur pas bojkotit të liderëve botërorë për shkak të trajtimit ndaj ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Vendet kryesore të Evropës kanë shprehur shqetësim lidhur me trajtimin e lideres së opozitës në burg.

Timoshenko thotë se ndaj saj është ushtruar dhunë dhe se për këtë ajo ka hyrë në grevë urie.

Samiti i Jaltës ishte parashikuar të mbahej me 11 dhe 12 maj. Ende nuk ka një datë se kur do të mbahet samit.

Ndaj këtij vendi ka kërcënime edhe për bojkot të kampionatit evropian të futbollit Euro 2012, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. /BBC/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›