Lejimi i zgjedhjeve serbe, qeveria e Kosovës akuzohet se shkeli kushtetutën

Zgjedhjet serbe në Kosovë (foto AFP)
Qeveria e Kosovës akuzohet se ka shkel kushtetutën dhe rezolutën e Kuvendit me lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e saj. PDK ishte iniciatore e kësaj rezolute por në fund ajo u dorëzua edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë në veri të saj.
Opozita në Kosovë akuzon qeverinë se ka marrë në dorë kompetencat e Kuvendit dhe se e ka kthyer presidenti thjeshtë në një rol opiniondhënës.
Lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë paraqet një sërë shkeljesh, duke filluar nga rezoluta e miratuar në Kuvend e deri te Kushtetuta dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës, shprehet kreu i grupit parlamentar i Vetëvendosjes.
OSBE nuk është këtu për të organizuar zgjedhje. OSBE në çdo shtet mund të jetë asistuese në organizim të zgjedhjeve, e jo të mundësojë mbajtjen e tyre, thekson Konjufca.
Ndryshe mendon kreu i grupit të PDK-së, Adem Graboviç. Është hera e parë që në Kosovë nuk lejohet të organizohen zgjedhjet lokale brenda territorit të Kosovës. Ne këtu nuk shohim që ka shkelje të asnjë rezolute. Territori i Kosovës është një i pandashëm dhe i pacenuar, ka thënë Grabovci. /Zëri/
Përgatiti: F.S