E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Evropës, Topi-Van Rompujit:Të angazhuar për integrimin

Kreu i shtetit Bamir Topi ka uruar sot Presidentin e Këshillit të Evropës Herman Van Rompuji për Ditën e Evropës. Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot presidenti Topi vlerëson institucionet e Komuniteteve Evropiane, për mbështetjen e vazhdueshme që ato i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë gjatë përpjekjeve të saj për integrim në BE.
 

Sipas tij marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian janë shumë të mira dhe tashmë presim që hapa të mëtejshme të merren, duke përparuar sa më shpejt drejt statusit kandidat për anëtarësim. “Shteti shqiptar është i angazhuar plotësisht për arritjen e këtij objektivi madhor dhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit tim. Dëshiroj gjithashtu të shpreh dhe bindjen se me gjithë vështirësitë ekonomike dhe sociale që po kalojnë mjaft vende të BE-së, kjo organizatë do ta gjejë forcën dhe mënyrat që të dalë me sukses nga kjo gjendje dhe të jetë një shembull botëror uniteti, integrimi, paqeje dhe begatie” thekson Topi.

Ai ka shtuar më tej se Shqipëria ashtu si edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me dëshirën dhe vullnetin për të ecur në rrugën e tyre drejt integrimit të plotë evropian, do të japin një kontribut të rëndësishëm në këtë proces, duke ofruar potencialin e tyre për të ardhmen e përbashkët.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›