E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dhe Meta takohen për presidentin

Edi Rama dhe Ilir Meta / fot arkiv

Shkrin akulli mes PS-së dhe LSI-së. Dy aleatët e dikurshëm, Edi Rama dhe Ilir Meta, janë takuar disa minuta më parë në ambientet e hotel “Sheraton”.

Takimi i krerëve të partive të majta vjen në kuadër të ftesës së kreut socialist, Edi Rama, drejtuar gjithë partive parlamentare për të diskutuar për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Kreu i LSI-së ka mbërritur i pari, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Pak minuta më vonë, atyre u është bashkuar edhë kreu i PS-së, Edi Rama, dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.

Takimi i sotëm vjen pas një takimi privat që Rama dhe Meta kanë zhvilluar katër ditë më parë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›