E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, partia e Berluskonit merr 11.3% të votave

Rezultati tregon se qytetarët kundërshtojnë masat shtrënguese (foto Reuters)

Pas një mbizotërimi të gjatë të së djathtës, në Evropë tashmë era po fryn majtas. Në Francë pas 21 vitesh u zgjodh një president socialist. Edhe zgjedhjet parlamentare në Greqi, tregun se e majta ka një mbështetje më të gjerë.

Tashmë, e majta duket se po fiton terren edhe në Itali. Kjo tregohet nga zgjedhjet lokale të mbajtura në më shumë se 900 fshatra dhe qytete të vendit.

Partia Populli i Lirisë, e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni ka marrë një rezultat shumë të dobët pasi numëron vetëm 11.3% të votave. Rezultat të dobët ka marrë edhe Liga e Veriut.

Një prej deputetëve të saj, ish-ministri i Brendshëm Ignazio La Russa shprehet se ata kanë gabuar në përzgjedhjen e kandidatëve.

Ne jemi të fiksuar për përzgjedhjes së njerëzve që janë të pashëm, pa marrë parasysh eksperiencën e tyre ndërsa njerëzit kërkojnë kandidatë seriozë, citon AFP të ketë thënë La Russa.

Rezultati i zgjedhjeve shihet si mjaft i rëndësishëm pasi Italia do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm.

Në Itali, qendrat e votimit kanë qëndruar hapur të dielën dhe të hënën, ku rreth nëntë milion njerëz patën të drejtën e votës. /BBC/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›