E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave, Kosova shpreson të marrë udhërrëfyesin brenda pranverës

Kosova e izoluar (foto Driton Bublaku)

Kosova është thuajse një vend i izoluar pasi të gjithë vendet e rajonit kanë përfituar lëvizje të lirë në zonën Shengen ndërsa qytetarët e saj ende nuk e kanë këtë të drejtë.

Qeveria e Kosovës shpreson që deri në fund të pranverës të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave ndërsa hyrja në fuqi e lëvizjes së lirë shihet ende shumë larg. Megjithëse kreu i qeverisë, Hashim Thaçi, shprehet se qeveria do ti plotësojë në kohë rekord detyrimet.

Kosova do ti kryejë të gjitha obligimet e veta në afat rekord dhe do të punojmë për implementimin e shpejtë dhe të plotë të kritereve demokratike. Andaj, kam besim të plotë se edhe Brukseli nuk do të vonohet dhe Kosova do të trajtohet njësoj sikur të gjitha vendet tjera të rajonit, është shprehur Thaçi.

Ndryshe mendojnë partitë opozitare. Ata janë skeptike për marrjen e udhërrëfyesit dhe fajësojnë qeverinë për performancë të dobët, që sipas tyre sjell vonesa në marrjen e dokumentit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›