E Shtunë, 31 Tetor 2026

Funksionimi i Forcave të Armatosura, PS thërret në interpelancë ministrin Imami

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami

PS-ja thërret në interpelancë ministrin e Mbrojtjes. Grupi parlamentar i deputetëve socialistë ka depozituar sot në sekretarinë e Kuvendit kërkesën për interpelancë drejtuar  ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

Në dokumentin që mban firmën e deputetit socialist Piro Lutaj kërkohet prania e ministrit të Mbrojtjes për të dhënë shpjegime në lidhje me funksionimin e Forcave të Armatosura.

Thërritet për të dhënë shpjegime dhe paraqitur qëndrimin e qeverisë, zoti Arben Imami, ministër i Mbrojtjes, lidhur me “Zbatimin e legjislacionit mbi funksionimin e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, thuhet në kërkesën e PS-së.

Në këtë interpelancë përfshihet zbatimi i ligjit “Për Gradat”, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit”; zbatimi i ligjshmërisë në ndryshimet strukturore, administrimin e buxhetit në interes të objektivave të Forcës dhe i aseteve që dalin të lira nga riorganizimi i Forcave të Armatosura.

Një ditë më parë, deputetët e PS-së kërkuan interpelancë me kryeministrin Berisha në lidhje me zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjes koncesionare për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›