E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kundër korrupsionit/PD-ja, apel opozitës të bashkojë votat për dorëzimin e imunitetit

Partia Demokratike kërkoi dje nga opozita që të bashkojë votat e saj për heqjen e imunitetit, ligj i cili kërkon shumicë të theksuar në Parlament.
Duke përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, zëdhënësja e PD-së u shpreh mazhoranca është e gatshme të luftojë çdo lloj informaliteti në administratë për të luftuar korrupsionin.
“Për sa i përket përmendjes në raport të imuniteteve si pengesë e organeve të drejtësisë për të finalizuar luftën kundër çdo lloj fenomeni negativ, PD i bën thirrje opozitës shqiptare të bashkojë votën me mazhorancën aktuale për të hequr imunitetin, duke dëshmuar kështu vullnetin e hekurt të opozitës për të kontribuar kundër implikimit të politikës me krimin e organizuar”, theksoi ajo në një konferencë për median.
Zëdhënësja e PD-së, citoi se raporti bën qartësisht ndarjen që nga viti 2005, datë nga e cila Shqipëria qeveriset nga mazhoranca aktuale duke listuar masat e marra që nga moratoriumi për skafet, instalimi i radarëve të survejimit të detit, shtimi i kapaciteteve lundruese të Rojes Bregdetare, çka siç shprehet Raporti ka sjellë si rezultat që rruga e preferuar prej trafikanteve të jetë tashmë ajo përmes Serbisë dhe Bosnjes me destinacion Italinë.
“Raporti i krahason rezultatet e sotme të qeverisë Shqiptare me ato të një viti më parë sepse me rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve, kjo qeveri mund të krahasohet vetëm me vetveten dhe me asnjë qeveri paraardhëse”, tha më tej ajo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›