“Bojkoti i Parlamentit shpreh krizën e lidershipit të PS-së”
02/12/2009 Liberaldemokratët
“Bashkimit Liberaldemokrat” e konsideron bojkotin e Parlamentit nga Partia Socialiste si një farsë politike të dështuar të lidershipit të saj. Nënkryetari i BLD-së, Petrit Karabina, ka thënë dje se mungesa e alternativave dhe mendimit konstruktiv opozitar është zëvendësuar nga paaftësia politike dhe degjenerimi institucional i saj. “Bojkoti i Parlamentit, institucionit themeltar të Republikës sonë parlamentare nga Partia Socialiste në opozitë, konfirmon edhe një herë krizën e lidershipit të saj dhe shkëputjen totale nga interesat e mbështetësve të saj, aq më tepër të vendit”, - tha ai. Karabina tha se BLD-ja gjykon se kreu i PS-së, Edi Rama, po përpiqet të manipulojë dhe të mashtroje elektoratin e partisë së tij me këtë alibi naive. “Përpjekjet e Ramës nuk të çojnë gjëkund përveçse në asfiksimin e partisë së tij dhe degjenerimin e figurës së vet si lidership”, - tha ai.