E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-ja ka vetëm interesa të ngushta personale

02/12/2009  Qëndrimi i PR-së

Partia Republikane ka reaguar dje ndaj një tubimi që Partia Socialiste organizoi në kryeqytetin grek Athinë me emigrantë shqiptarë. Në deklaratën për shtyp PR-ja shprehet se ky miting synon përligjjen e qëllimit të opozitës për t’i lënë shqiptarët sa më larg Europës. “Ky tubim mbahet sot si një antiminting, pikërisht në kohën kur në të njëjtin shtet mbahet edhe takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të OSBE-së. Kjo do të thotë se edhe një herë Partia Socialiste vendos çdo interes të ngushtë personal mbi interesat madhore të shqiptarëve”, - thuhet në deklaratën për shtyp të Partisë Republikane. Kjo forcë politike, aleate tradicionale e Partisë Demokratike, denoncoi gjithashtu të gjitha lëvizjet politike të ndërmarra kohët e fundit nga opozita. PR-ja shprehet se në asnjë mënyrë nuk mundet të ecet përpara përmes ultimatumeve politike dhe se opozita duhet të kthehet në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›