“Bojkoti i bojkotit të protestës së PS-së, tregues i mosmbështetjes së politikës së vjetër”

Kryetari i LSI, Ilir Meta komenton aksionin politik të opozitës
“Bojkoti i bojkotit që u vu re dje, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë dhe të kryeqytetit, por edhe nga vetë anëtarët e PS tregon se vetë socialistët në radhë të parë nuk mund të mbështesin një politikë shumë të vjetër, e cila kërkon ta kthejë Shqipërinë 10 vjet mbrapa e cila është provuar që nuk funksionon dhe vjen kundër vete aspiratave të anëtarëve të PS dhe gjithë opozitarëve për integrimin evropian të vendit, apo liberalizimin e vizave”
Kështu e ka komentuar dje Ilir Meta, kreu i LSI-së, protestën e një dite më parë ët opozitës në Tiranë. Komentet e tija, Meta i bëri gjatë fjalës së mbajtur dje në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së.
Duke shprehur keqardhjen për veprime të tilla, konkretisht protestën e opozitës, Meta e quajti atë sa absurde aq edhe qesharake, “i cili bëhej para zyrës së Sali Berishës, por në fakt ishte miting kundër Ilir Metës dhe kundër LSI-së”.
Për metën, iniciativa të tilla humbasin seriozitetin opozitës dhe njëkohësisht që cenojnë një dimension shumë të rëndësishëm për demokracinë në vend sepse vendi ka nevojë për një opozitë serioze.
“Megjithatë edhe bojkoti i bojkotit që u vu re dje, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë dhe të kryeqytetit, por edhe nga vetë anëtarët e PS tregon se vete socialistët në radhë të parë nuk mund të mbështesin një politikë shumë të vjetër, e cila kërkon ta kthejë Shqipërinë 10 vjet mbrapa e cila është provuar që nuk funksionon dhe vjen kundër vete aspiratave të anëtarëve të PS dhe gjithë opozitarëve për integrimin evropian të vendit, apo liberalizimin e vizave, komentoi më tej Ilir Meta.
më tej kreu i LSI-së, ka vlerësuar edhe një herë si më të drejtin, vendimin e kësaj partie, për bashkëqeverisje me PD-në.
“Ndonëse pjesëmarrja jonë në Koalicionin qeverisës ka qenë vendimi më i rëndësishëm, për LSI që nga themelimi i saj, me kënaqësi dhe përgjegjësi konstatoj se çdo ditë e më shumë vërtetohet drejtësia e këtij vendimi, maturia dhe përgjegjësia me të cilin e kemi marrë këtë vendim dhe parimet e morali që qëndrojnë në themel të tij”, u shpreh Meta.
Duke renditur më pas objektivat dhe synimet e Shqipërisë, për konsolidimin e anëtarësisë në NATO, apo edhe integrimin në BE, Ilir Meta garantoi angazhimin dinamik të LSI-së për gjatë gjithë axhendës së këtij procesi.
Për Ilir Metën, “çdo aksion politik kundër kësaj axhende është një zgjedhje dritëshkurtër për interesa meskine që nuk dalin përtej kopshteve të pasme të individëve që i promovojnë ato, ka deklaruar më tej Meta, duke shtuar se, për fat të keq asnjëherë më parë opozita nuk ka qenë kaq e pandjeshme ndaj këtij procesi jetësor për shqiptarët”.
Duke ju rikthyer aksionit politik të opozitës për mospjesëmarrje në Parlament, Meta ripërsërit domosdoshmërinë, sipas të cilit, “një vend evropian ka nevojë për një Qeveri që siguron standardet evropiane, por ka nevojë dhe për një opozitë e cila sillet sipas standardeve evropiane dhe ushtron përgjegjësitë politike që i janë besuar. Zgjedhësit vërtetë nuk i besuan PS për të qeverisur, por ajo s’mund tu shmanget përgjegjësive të tyre për të realizuar opozitën në emër të tyre në Parlament, për të kontrolluar qeverinë dhe qeverisjen, për të luftuar korrupsion brenda institucioneve dhe njëkohësisht për të ndihmuar në një legjislacion me ambicioz dhe më cilësor. Dështimi në realizimin e kësaj përgjegjësie nuk është gjë tjetër veçse rezultat i mendësisë antishtet, antiinstitucion që ka lidershipi i kësaj force politike”, vijoi Meta në deklarimin e tij.
“Ne jemi të bindur se ky koalicion do të bëjë të mundur që Shqipëria të jetë shumë më ndryshe pas katër viteve. Do të bëjë të mundur që të zgjidhen disa probleme madhore që kanë të bëjnë jo vetëm e infrastrukturën, por dhe me shërbimet më jetike për qytetarët tanë, ashtu sikurse jemi të bindur se Shqipëria e pas katër viteve do të jetë në një raport tjetër me BE-në dhe gjithë vendet e tjera sepse do të jetë një Shqipëri ku shumë nga ëndrrat dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë do të jenë të realizuara”, vazhdoi më tej Meta, ndërsa ftoi
përfaqësuesit e LSI-së, që janë dhe do të jenë në qeverisjen e vendit të jenë edhe më të angazhuar dhe të kenë parasysh se integriteti i tyre, dhe përfaqësimi i tyre është shumë i rëndësishëm edhe për vlerësimin e LSI-së në qeverisje nga qytetarët shqiptarë.
“Duke ju falënderuar për mirëkuptimin tuaj, për mbështetjen tuaj dhe duke u mbështetur në solidaritetin tuaj dua tu sigurojë se pjesëmarrja e LSI-së në këtë koalicion qeverisës jo vetëm do jetë e suksesshme, por do ti bëjë të gjithë anëtarët dhe simpatizant tanë që të ndjehen krenarë për një vendim historik që kemi marrë në një moment kur duhej shumë kurajë politike dhe shumë qytetari. Natyrisht ndonjë karagjoz që flet në emër të LSI-së nuk do ta bëjë dot të skuqet nga turpi, sepse të kesh turp do të thotë të kesh dhe pak dinjitet”, përfundoi Ilir Meta.