E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama: Atë Ndre Legisin nuk dua ta shoh më, se po më saboton politikën e po më spiunon tek Ilir Meta

Pas përfundimit me turp të protestës-karikaturë të 10 tetorit, Edi Rama ka nisur të analizojë se cilët ishin shkaktarët e vërtetë që i sollën kataklizmonë politike. Përveç armiqve të brendshëm, të cilët ai i ka me shumicë dhe i kishte evidentuar edhe më herët, dje Edvini ka analizuar se një ish-armik i jashtëm i ka bërë një dëm të madh: Ndre Legisi. Fjalimi i tij paçavure duket se ishte bërë enkas për të ulur piacën e fjalimeve, për të argëtuar kritizerët e protestës, por edhe për t’i dhënë shkas një gazete pranë Sali Berishës të publikojë sentencën “Ndre Legisi, me kostum të ri, por me të brendshme të vjetra”. Ndre Legisi i përmori protestën Edvinit, ndërkohë që keqpërdorimi i tij shumëvjeçar e ka rënduar edhe më shumë peshoren. Rastet e shpeshta kur Ndreja i dilte qesharak në aktivitetin e tij politik, Rama i mendonte me vete dje gjatë gjithë ditës dhe i binte kokës me grushte, se ç’i ishte dashur të merrej me një dështak të tillë. Pastaj, papritur, kryetari mandatprerë e mandatuzurpues i PS-së pati një iluminim: Ndreja ishte sjellë ashtu, për t’i bërë qejfin Ilir Metës. Ai akoma duket se është i pasigurtë se ku do të përdoret në të ardhmen, prandaj edhe Ilir Meta i ngjan një njohje e vjetër e një padrino më i sigurtë. Shërbimi i Ndresë do të ketë qenë si ndjesa e një djali plangprishës, bile ka rrezik që ai të ketë gjithmonë i pilotuar, për t’ia përcjellë Ilirit ç’ndodh në plevicën e PS-së. Si në jerm atij iu kujtua prania e Ndresë në qeveri, në vitin 2000, kur edhe ai vetë i shkonte Ilir Metës pas si zar. Mos që atëhere ai është pilotuar kundër tij? Këto zëra ia prishën Edi Ramës ditën e djeshme dhe ai i dha urdhër ylberistit të turnit, atij që kishte radhën të kujdesej për shëndetin mendor të kryesisë socialiste se nuk dëshironte ta shihte më me sy Ndre Legisin, pasi ai ishte një fajtor i vogël e tradhtar i madh i kauzës së tyre. Edvini ka vendosur ta bëjë hasha blerjen e tij më të fundit politike, bile një sms-je sqaruese që i ka kërkuar Legisi, ai mësohet se iu përgjigj me etiketimin e gazetës “55”: “politikan me kostum të ri, por të brendshme të vjetra. Stop! Fund!”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›