Mjekësia Ligjore: Nënë e bijë vdiqën nga helmimi
Mjekesia ligjore percakton se vdekja e dy grave qe u gjeten te pajeta ne kete fillim tetori ka ardhur nga ushqimi i helmuar. Nene e bije u gjetën të vdekura natën e 3 Tetorit në shtëpinë e tyre, në periferi të Tiranës
TIRANE-Mjekësia Ligjore ka vërtetuar sot se nënë e bijë që u gjetën të vdekura në datën 3 Tetor në fshatin Shën Gjergj të Tiranës, kanë humbur jetën si pasojë e helmimit në ushqim. Mjekësia ligjore ka vërtetuar sot rezultatin e autopsisë për shtetaset Burbuqe Pepa dhe Dile Sina. Burime zyrtare të Mjekësisë Ligjore në Tiranë bënë të ditur se autopsia ka përcaktuar se vdekja është shkaktuar prej helmimit, por nuk është përcaktuar lloji i ushqimit që ka ndikuar në helmim.
Xhile Sina, 78 vjeç dhe Burbuqe Pepa, 57 vjeçe u gjetën të vdekura natën e 3 Tetorit në shtëpinë e tyre, në periferi të Tiranës. Nëne e bijë, sipas policisë, nuk kanë pasur mosmarrëveshje me të afërm apo persona të tjerë.
(d.b/BalkanWeb)