E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, e hapur për integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit në BE, brenda vitit 2014

Kryeministri spanjoll Zapatero prezanton në Strasburg përparësitë e Presidencës së Bashkimit Evropian, duke u treguar i hapur për të mbështetur integrimin e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit brenda vitit 2014, kur është edhe përvjetori i fillimit të përplasjes së frikshme të Luftës së Parë BotëroreKryeministri i Spanjës, Jose Luis Zapatero, vendi i të cilit ka udhëheq Presidencën e radhës të BE, ka bërë dje prezantimin e përparësive të udhëheqjes së Unionit deri në korrik të 2010-s.  Në fjalimin e tij para anëtarëve të Parlamentit Evropian, Zapatero u ndal gjerësisht te zgjerimi i BE me vende të reja, duke theksuar se ekspansioni do ti shërbejë një të ardhmeje të lavdishme. Sipas tij, heqja e barrierave për integrimin e vendeve të reja është domosdoshmëri, pasi nëpërmjet kësaj nisme BE do të përballet me më pak probleme, siç u ndeshën gjatë vitit të shkuar, ku kriza ekonomike dhe recensioni i rëndë nxori nga tregu i punës plot 8 milionë njerëz, ndërsa një pjesë e mirë vazhdon ende të vuajë pasojat e një krize të egër. “Rruga për tu ndjekur është vijimi i bashkimit, i rritjes së politikave të përbashkëta, ekonomike, sociale e politike”, u shpreh Zapatero, duke theksuar se Traktati i Lisbonës ka krijuar një klimë të re ndërinstitucionale në marrëdhëniet e BE me vendet aspirante për integrim, kryesisht në Ballkanin Perëndimor.  Ndërsa, nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm grek, Dimitris Drucas u shpreh se, “BE duhet që simbolikisht, dhe si model më të mirë të paqes, të marrë përsipër përgjegjësinë dhe të përkujdeset për paqe dhe stabilitet në Ballkan”. Lidhur me këtë propozim, kryeministri spanjoll, Jose Luis Zapatero, pohon se i duhet kushtuar kujdes propozimit grek. Drucas sqaroi se Greqia angazhohet që përmes “Agjendës 2014”, e cila duhet ta trashëgojë Agjendën e Selanikut, të nxitë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “Në vitin 2003, kur Greqia kryesonte me BE, përmes Agjendës së Selanikut për herë të parë u ofroi një perspektivë evropiane shteteve të Ballkanit perëndimor. Viteve të fundit dinamika ka rënë. Ne tani kemi zgjedhur vitin 2014 si datë përfundimtare, ngase atëherë do të bëhen 100 vjet nga fillimi i Luftës së Parë Botërore. BE duhet që simbolikisht dhe si modelin më të suksesshëm paqësor, të marrë përsipër përgjegjësinë dhe të përkujdeset për paqe dhe stabilitet në Ballkan. Edhe Austria ndanë mendimin tonë”, theksoi Drucas.Ndërkaq, sa i përket mospajtimeve me Maqedoninë rrethe emrit, Drucas sqaroi se pjesë më e madhe a atij rajoni ndodhet në Greqi, ndërkohë që Shkupi ia jep vetes të drejtën që ta përfaqësojë gjithë rajonin. “Aty s’mund të përjashtohen pretendimet territoriale. Qeveria e Greqisë që nga momenti i parë shfaqi vullnetin e mirë të saj për bashkëpunim. Mirëpo, jehona që vjen nga Shkupi ende nuk është ajo që ne e dëshirojmë. Greqia dëshiron që në kuadër të ‘Agjendës 2014’ të jetë shteti që Shkupin do ta fus në BE. Por, parakusht për këtë është zgjidhja e çështjes së emrit”, porositi Drucas.Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll dhe kryesuesi i Bashkimit Evropian, Jose Luis Zapatero, deklaroi në Strasbourg se, “duhet kushtuar kujdes” iniciativës greke për Ballkanin perëndimor, i cili parashikon anëtarësimin e rajonit në BE në vitin 2014. “Kryeministri grek, Jorgos Papandreu gjithnjë përfaqësonte qëndrime që meritonin të dëgjoheshin. Edhe këtij ne do t’i kushtojmë vëmendjen tonë”, pohoi kryeministri socialist spanjoll gjatë vizitës në Parlamentin Evropian, në qytetin lindor francez. Zapatero, vendi i të cilit kryeson me BE deri më 1 korrik 2010, gjithashtu deklaroi se dëshiron një zgjidhje të shpejtë të grindjes mes qeverisë në Shkup dhe Greqisë rreth emrit të ish-republikës jugosllave të Maqedonisë. “Natyrisht se do të merremi me çështjen e emrit të Maqedonisë. Dëshiroj që kjo të jetë një zgjidhje kompromisi”, theksoi Zapatero, i cili sqaroi e ka besim në qeverinë e kryeministrit grek Papandreu. Mbase një sinjal ky indirekt drejtuar homologut të tij maqedon, Nikola Gruevski, për ndërrimin e kursit aktual politik....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›