Bojkoti, pagat e deputetëve të PS-së në dorë të Topallit
Byroja e Kuvendit mund të vendosë nëse deputetët socialistë do të paguhen për mosprezencën e tyre në komisionet parlamentare apo dhe në seancat e tjera parlamentare. Kushti i vënë nga PS-ja, se do të jetë e pranishme në Kuvend kur të shqyrtohet kërkesa e tyre për ngritjen e komisionit hetimor, mund t’i kushtojë shtrenjtë socialistëve, të cilët mund të mos e marrim pagën mujore bruto prej 152.500 lekësh të reja (122.123 lekë neto). Burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur se mungesa e socialistëve në komisionet parlamentare apo dhe në seancat e tjera mund të detyrojë Byronë e Kuvendit të rivlerësojë nëse 64 deputetët e opozitës duhet të marrin pagën e plotë ose jo. Kjo byro, në mungesë të socialistëve drejtohet vetëm nga maxhoranca dhe drejtohet nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Betimi i kryer nga socialistët në seancën e së enjtes duket se nuk do t’i shpëtojë ata përfitimi i pagës. Sipas burimeve, Drejtoria e Financës ende nuk ka vendosur që t’i përshijë socialistët në trajtimin financiar, duke iu nënshtruar rregullave. Mësohet se Byroja mund të vendosë nëse socialistët do të paguhen vetëm ditën e enjte të punës, ose do të paguhen si të gjithë deputetët e maxhorancës.
Statusi i deputetit
Ndërkohë që sipas Rregullores dhe ligjit “Për statusin e deputetit” e parashikon që deputeti duhet të trajtohet financiarisht, duke u përfshirë kreditimet e pagën e muajit janar, siç janë bonuset për karburant, telefona apo dieta. Në nenin 13, në pika të këtij ligji theksohet se “Paga e deputetit përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare. Gjithashtu, ai gëzon të drejtën e shpërblimit për pjesëmarrje në komisione, si drejtues i Komisionit apo si drejtues i grupit parlamentar”. “Mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare, sjell ndalesën e pjesshme të pagës ose të shpërblimit. Raportet e pagës, masës së dietës, të shpërblimit, si dhe norma për transportin që përfiton deputeti, kryetari i komisionit, nën komisionit dhe kryetari i grupit parlamentar përcaktohen me vendim të Kuvendit”, thuhet në nenin 3 dhe 4 të ligjit. Sipas vendimit të Kuvendit, deputeti që mungon pa arsye në seancën plenare i mbahet nga paga shuma prej 4 mijë lekësh të reja. Kurse për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare deputetët marrin si bonos shumën prej 2 mijë lekësh të reja. Deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dietë gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve të tij, si dhe deri në 2 ditë në muaj për mbledhjet e grupit parlamentar, por jo më shumë se 12 ditë dieta në muaj. Deputetët përfitojnë dieta, kur shkojnë me shërbim jashtë qytetit të Tiranës deri në 6 ditë dietë në muaj. Dieta e Kryetarit, zëvendëskryetarëve dhe deputetëve do të jetë në masën 4 për qind të pagës mujore të tyre. Deputetët që shkojnë me shërbim jashtë shtetit nga Kuvendi përfitojnë dietë ditore sipas akteve të miratuara nga Kuvendi. Në rastet kur ai ftohet të marrë pjesë në delegacionet qeveritare, shpenzimet mund të mbulohen nga organi ftues. Në çdo fillim seanca parlamentare, deputetët janë nën monitorimin e punonjësve të Zyrës së Trajtimit të Deputetëve, të cilët mbajnë në shënim prezencën e deputetëve. Gjithashtu mësohet se në paraqitjen e listë prezencës së deputetëve merret në konsideratë edhe tabulantet e votimit të projektligjeve. Kjo për të faktuar pjesëmarrjen e të zgjedhurve në seancën plenare. Në rast se konstatohet mungesa, deputeti duhet të faktojë nëse ajo është me arsye ose jo. Nëse nuk faktohet, Kuvendi i heq nga paga e deputetit shumën prej 4 mijë lekësh. Në rast të kundër është kur Byroja e Kuvendit merr vendim për përjashtimin e deputetit për sjellje jo brenda normave. Këtu masa financiare ndëshkimore është heqja e ditës së punës. Si precedent është heqja e pagës mujore të deputetit të PS-së, Taulant Balla në legjislaturën e kaluar për replikën me Kryeministrin Berisha. Vendimi për mos pjesëmarrje në katër seanca dhe komisione parlamentare i kushtoi socialistit mos marrjen e pagës mujore.
Trajtimi aktual i deputetëve
152.000 lekë, paga bruto 17 000 lekë, pagesë telefoni 2 000 lekë, për çdo mbledhje komisioni 6.000 lekë, dieta në ditë Kryetarët e grupeve parlamentare paguhen 5-15% mbi pagën e deputetit, në raport me numrin e anëtarëve të grupit. Dy kryetarët e grupeve më të mëdha paguhen 20 000 lekë tarifë celulari në muaj 17 000 lekë në muaj deputetëve të tjerë
Deputetët tatohen 10 për qind për karburantin dhe shpërblimet
Deputetët tatohen për bonusin që marrin për karburantin dhe për pagesën ekstra që ato marrin për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Masa e tatimit për këto dy bonose është 10 për qind. Kështu në rast se një deputet i Shkodrës ka si bonos mujore për blerje karburanti 49 mijë lekë të reja, atyre do t’u mbahet shuma prej 4900 lekësh të reja, si pjesë e kësaj takse. Ndërsa deputeti i qarkut të Korçës në vend që të marrë 53 mijë lekë në muaj karburant, përfiton 5300 lekë më pak, ose rreth 40 litra naftë ose benzinë më pak. Ndërsa në pesë mbledhje të komisionit, deputetit i duhet të marrë 1 mijë lekë më pak për shkak të taksimit për 10 për qind. Pagesa për një pjesëmarrje në komision është 2 mijë lekë të reja për deputetët. Ndërsa të zgjedhurit e popullit nuk tatohen për dietat dhe për telefonat që paguhen nga ana e Kuvendi në bazë të ligjit “Për statusin e deputetit”. Kuota për deputetët për telefon është 17 mijë lekë, ndërsa për drejtuesit e Kuvendit dhe të grupeve parlamentare 20 mijë lekë. Deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dietë gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve të tij, si dhe deri në 2 ditë në muaj për mbledhjet e grupit parlamentar, por jo më shumë se 12 ditë dieta në muaj. Deputetët përfitojnë dieta, kur shkojnë me shërbim jashtë qytetit të Tiranës deri në 6 ditë dietë në muaj. Në tabelën e mësipërme jepet që deputeti i qarkut të Korçës në bazë të përfitimeve të bonuseve ka përfituar një shumë në totale prej 103.100 lekë, në një kohë që paga e tij është 152.500 lekësh qëndron e paprekur.
Neni 13/3 dhe 4
3. Mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare sjell ndalesën e pjesshme të pagës ose të shpërblimit.
4. Raportet e pagës, masës së dietës, të shpërblimit, si dhe norma për transportin që përfiton deputeti, kryetari i komisionit, nën komisionit dhe kryetari i grupit parlamentar përcaktohen me vendim të Kuvendit.