Shiriti i inaugurimeve dhe gërshërët e financave
Ervin Bushati
Shiritat e Berishës dhe gërshërët e Bodes nuk janë më në sinkron. Për çdo shqiptar që ndjek sadopak lajmet në media, është e lehtë të shikojë se ka dalë nga qarkullimi shiriti i kuq i përurimeve të veprave publike; ndërsa rrugë të tëra janë lënë të pashtruara, ashtu si dhe ndërtime të reja kanë mbetur të pa përfunduara. Ndërkohë, kanë mbetur në dorë të Qeverisë vetëm gërshërët e Ministrit të Financave, që shkurton në mënyrë të përsëritur dhe drastike investimet publike. Rishikimi në vazhdimësi i buxhetit të shtetit, sjell vetëm reduktime të financimeve publike, që kontraktojnë ekonominë shqiptare, tashmë në ngërç të plotë. Për të qenë të saktë, së fundmi gërshërët e Bodes ia kanë prerë shiritin Berishës. Ministri i Financave ngurron të pranojë dhe të përballet me krizën ekonomike, që së fundmi është përzierë në një kombinim toksik me stresin financiar të Qeverisë. Kjo situatë e vështirë në të cilën na kanë futur financat publike, ka tashmë një kosto të rëndë që shkarkohet mbi shpinën e biznesit vendas dhe gjithashtu zbraz xhepat e familjeve shqiptare. Skema financiare për të dalë nga kjo situatë nuk është ofruar akoma nga ministri, dhe nuk ka gjasa të serviret as në fillim të verës.
Jo më larg se vjet në këtë kohë, pjesa dërrmuese e lajmeve në tërë mediat ishin për fillime të vrullshme punimesh, kudo ku prekte këmba e Kryeministrit. Nuk duhet ndonjë vëmendje e madhe për të kuptuar se këto investime sot nuk zënë vend në asnjë emision lajmesh: dhe duke ditur natyrën mediatike të politikës shqiptare, është e saktë të supozosh se këto punime nuk po kryhen më.
Jemi dëshmitarë si qytetarë se si veprat publike në vend, jo vetëm që nuk po nisin me vitin e ri buxhetor, por janë braktisur “në mes të rrugës” anembanë vendit. Rrugët e nisura me shumë fanfare para fushatës zgjedhore të radhës, janë abandonuar pa u përfunduar, pasi puna për zbatimin e tyre ka ndaluar prej disa muajsh tashmë. është tepër komode si propagandë të nisesh një lumë rrugësh gjatë fushatës, ashtu si është një det me punë për të përfunduar me cilësi dhe në kohë, atë që ka nisur në ditët e entuziazmit elektoral.
Ndërtimet publike janë lënë pa likujduar menjëherë pas shterimit të etheve elektorale. Kushdo që lëviz me makinë është dëshmitar i një sërë ndërtimesh e rrugësh të lëna në mes nga kompanitë e ndërtimit. Këto kompani shqiptare që punësojnë mijëra vendas, nuk duan të ndërpresin punën dhe të pushojnë njerëzit e tyre – përkundrazi. Fakti i thjeshtë dhe i trishtë është që Qeveria nuk po i përmbahet detyrimeve të saja kontraktuale dhe në mënyrë të njëanshme ka ndërprerë pagesat ndaj këtyre kompanive për punime tashmë të kryera.
Industria e ndërtimit, ajo më vitale në vend, sot paralizohet nga papërgjegjësia qeverisëse e një pushteti në borxh të pajustifikueshëm dhe momentalisht të pamenaxhueshëm: një borxh që asfikson ekonominë shqiptare në këto kohë të vështira krize. Tregues të saktë ishin dhe pesimizmi në rritje në këtë industri, sipas të dhënave më të fundit të konfirmuara nga Banka e Shqipërisë. Fusha më produktive e ekonomisë shqiptare sot është vënë në pauzë.
Kriza ekonomike duket akoma më e rëndë kur kupton se nuk mund të nisen investime të reja pa shlyer ato të vjetrat; investime gjysmë të kryera, të cilat janë lënë në baltë nga Qeveria Berisha. Vlera e punimeve të papërfunduara, ashtu si dhe të papaguara, vë në dyshim real seriozitetin financiar dhe menaxhues të një qeverie që nis punët pa menduar se si do t’i shpjerë deri në fund ato. Stresi financiar i Qeverisë ka prekur këto kohë realisht ekonominë reale, një ekonomi prej kohësh në lëngatë. Shiritat e inaugurimeve të prera në pranverën e kaluar, do të kenë vështirësi për t’u pasuar nga shirita përfundimi punimesh këtë vit.