Monopoli i gazit, nis hetimi për kompanitë
Rritja e çmimit të gazit gjatë këtij viti, mund të jetë efekt i monopolit. Autoriteti i Konkurencës, ka nisur një hetim pas ankesave të dy kompanive. Këto të fundit, kanë patur probleme me shkarkimin dhe depozitimin e gazit. Bëhet fjalë për koncesionin që ka dhënë qeveria për depozitimin e gazit, në vende të përcaktuara. Ky veprim, duket se ka lejuar kompanitë fituese të krijojnë kushte të disvarshme për kopmanitë e tjera, në shkarkimin dhe depozitimin e gazit të lëngshëm në Shqipëri. Kjo ka bërë që disa kompani, të mos kenë kushte të njëjta, pra të diskriminohen, dhe në këtë mënyrë tregu të mbikëqyret vetëm nga disa duar. Në njoftimin e Autoritetit të Konkurencës, theksohet se është hapur procedura e hetimit paraprak në tregun e shërbimit të ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm. Ky veprim i autoritetit edhe pas monitorimit nga specialsitët e institucionit të tregut të tregtimit të gazit nga importi mbi kufizimet e mundshme të konkurrencës. “Autoriteti i Konkurrencës administroi edhe dy formularë ankese nga ndërmarrje që zhvillojnë veprimtarinë në tregun e importit eksportit të Gazit (GLN) si dhe korespondencën mes ndërmarrjeve importuese dhe koncensionarëve.”. Nga ana tjetër sipas njoftimit edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka kërkuar bashkërpunimin e Autoritetit të Konkurrencës lidhur shqyrtimin e ankesës nëse është kufizuar konkurrenca e lirë dhe efektive në tregun e gazit të lëngshëm. Nga monitorimi rezulton se ndërmarrjet ankimuese kërkojnë ofrimin e shërbimit në të dy portet duke pretenduar se kompanitë që zotërojnë koncesionet refuzojnë të ofrojnë shërbimin e shkarkim-depozitim të gazit të lëngshëm mund të përbëjë abuzim me pozitën dominuese.” Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm për hapjen e hetimit paraprak në tregun përkatës. Me vendimin nr 1, datë 17.02.2010 Sekretari i Përgithshëm ka vendosur hapjen e hetimit paraprak në tregun e shërbimit të ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm”.