Mjeket pa licence Pipero Gati per ndryshimet ligjore

Ministria e Shëndetësisë fton Presidentin e Urdhërit të Mjekut, të diskutojnë mbi zgjidhjen e situatës për licensimin e mjekëvë. Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero sqaron se ministria është njohur vetëm nëpërmjet medias në lidhje me neglizhencën e mjekeve për t'u licencuar.
Ai siguron se nëse do të këtë nevojë për ndryshime ligjore do të mendohen edhe ndërhyrje, me qëllim që dhe bluzat e bardha të sektorit publik, të pajisen me licencë si ata të spitaleve private.
“Ende ministria e shëndetësisë s’ka informacion apo kërkesë të qartë nga Urdhëri respektiv që të zgjidhë, rregullojë modalitetet që rregullojnë bashkëpunimin e ndërsjelltë urdhër-mjek, por përbën një moment për ta rishikuar ligjin dhe marrëdhënien midis dy institucioneve”-thotë Pipero.
Një ditë më parë nëpërmejt “AS”, Urdhëri i Mjekut shprehu shqetesimin se 70 përqind e personelit shëndetësor në vendin tonë ushtron detyrën pa licencë.
Julja Bardhushi