Vendimi politik PS Kolegji me argumentet e Berishes

Arsyetimi i Kolegjit për rrëzimin e kërkesës së socialistëve, për këta të fundit është kryekëput politik. Në një analizë që Damian Gjiknuri i ka bërë zbardhjes së vendimit, tha se Kolegji në thyerje të plotë të Ligjit Zgjedhor dhe Kushtetutes nuk ka dhënë asnjë argumentim ligjor, por ka përdorur për rrëzimin e kërkesës arsyetime që më shumë i ngjajnë deklarateve të lidershipit demokrat.
”Nuk është vetëm numërimi por, edhe fshehtësia, barazia e votës dhe integriteti i procesit. Këtë bën Ligji Zgjedhor. Këtë thotë edhe kodi i procedurave të Venecias, së cilës shpesh ata i referohen, që vullneti i shtetasit respekton rigorozisht procedurën ligjore. Sepse vota është në fund të fundit procedurë, se si hidhet reflekton në rezultat. Dhe kjo është shqetësuese, se si një arsyetim politik i PD-së gjen vend në arsyetimin e Kolegjit. Duhet të na shqetësojë se është një deklarim politik”-thonë Gjiknuri.
Deputeti socialist tha se PS po punon për plotësimin e arsyetimit të kërkesë padisë së fundit në Kolegj që kjo forcë politike ka depozituar, por ai tha se nuk paragjykon vendimin e ardhshëm të Kolegjit. Këtë deklaratë, Gjiknuri e dha në përgjigje të pyetjes se ripërsëritja e zgjedhjeve në dy komuna, dhënë si vendim një ditë më parë nga Kolegji Zgjedhor a mund të shërbejë si precedent për vendimin e Tiranës, për shkak se edhe në kryeqytet ashtu në këto dy njësi, nuk ka perputhje të numrit të votuesve me votat.
”Ky është një problem serioz, që edhe Tirana ka mospërputhje shifrash. Është një nga elementët që ka të bëjë me kërkesë padinë. Por nuk mund të them se a mund të ndodhë apo jo. Nuk dua ta paragjykoj. Po punojmë që kërkesat të jenë sa më plota që vendimi 711, përfundimtar të anullohet”-thekson ai.
Gjiknuri shtoi se shkeljet kushtetuese në vendimin e institucioneve zgjedhore kanë qenë të shumta, çka përbën bazë për ankimim të mëtejshëm në Kushtetuese, vendim që PS nuk e ka zyrtarizuar pasi është në pritje të vendimit të fundi të Kolegjit për Tiranën.
Rovena Moçka